Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet e pjesëshme vendore/ PS përzgjedh emrat e kandidatëve garues në 6 mars

selia-ps

Pak më parë ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partiasë Socialiste ku janë zyrtarizuar dhe emrat e  kandidatëve garues për pesë bashkitë e mbetura pa kryetar. Zgjedhjet për këto bashki do të mbahen në 6 mars 2022, datë kjo tashmë e zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas deklarimit të selisë socialiste emrat e përzgjedhur për të qenë kandidatë garues nën siglën e kësaj partie  që tashmë kanë marrë miratimin zyrtarisht janë:

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiu, 55 vjeç, me karrierë në sistemin bankar.

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angoni, Prefektja aktuale e Qarkut.

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera, mësues.

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sako, aktualisht kryetare e emëruar e kësaj Bashkie.

Për Bashkinë Lushnje ende nuk është përzgjedhur kandidatura.

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla, aktualisht kryetar i emëruar i kësaj Bashkie./Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment