Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohen fakte të reja/ Skema e aferës 400 milionë Euro të incerenatorëve

sejdin-qazimi-600x375

Afera me kosto mbi 400 milionë euro me inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, shënon vjedhjen më të madhe të parave publike në historinë e pluralizmit shqiptar. Për të vjedhur paratë publike kemi një bashkëpunim të ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive etj., me treshen mafioze Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, aferat korruptive të të cilit shtiren deri në Zimbabve.

Treshja ka marrë mbi 400 milionë euro nga paratë publike për të ngritur dhe vënë në funksion fabrikat e djegieve të plehrave, por një pjesë e parave janë ndarë mes pushtetarëve dhe treshes Gugallja, Mërtiri dhe Zoto.

SPAK zbuloi se vetëm ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i mbyllur në qeli, ka marrë rreth 3.7 milionë euro. Deri më tani SPAK nuk ka zbuluar apo nuk do që të zbulojë se ku shkuan paratë e tjetra, pasi nga 400 milionë euro, dyshohet se mbi 100 milionë euro janë ndarë sipas roleve.
Sot do të sjellim detaje të reja rreth aferës më të madhe të pluralizmit, me miratimin e Edi Ramës, i cili vijon që ta mbrojë koncesionin korruptiv. Njeriu që ka hedhur hapin e parë për aferën e inceneratorit të Elbasanit, është ish- kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, nyja e krimit dhe korrupsionit në Elbasan.

Një vit pasi Babloku erdhi në pushtet, në korrik të vitit 2014, Qazim Sejdini i kërkon Ministrisë së Mjedisit të nisë procedurat për koncesionin korruptiv të fabrikës së plehrave. Edhe pse duket si një veprim formal, lëvizja e Qazim Sejdinit është e rëndësishme për të kuptuar skemën e vjedhjes së parave publike.

Lefter Koka, si ministër i Mjedisit dhe njeri i afërt i Ilir Metës, i kthen përgjigje pozitive Sejdinit, një ditë pasi ky i fundit protokollon kërkesën. Nga shpejtësia e veprimit, duket se gjithçka është e koordinuar dhe se Edi Rama ka ardhur në pushtet me idenë vetëm për vjedhur, në atë kohë bashkë me Ilir Metën.

Në 9 korrik, Lefter Koka i kthen përgjigje pozitive Qazim Sejdinit. Pesë ditë më vonë, në 14 korrik 2014, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë regjistruar kompaninë e tyre fantazmë ‘Albtek Energy’.

Kompania ishte paracaktuar që të fitonte koncesionin, në kundërshtim flagrant me ligjin, pa garë dhe në mënyrë klienteliste.

Kompania fitoi me paracaktim koncesionin për të tre inceneratorët, duke ndarë më pas paratë me pushtetarët që bënë dhe firmosën letrat e aferave. Letrat i kanë bërë Lefter Koka, sekretari i përgjithshëm, hajduti Alqi Bllako, Qazim Sejdini, Erion Veliaj, Armando Subashi, sekretari i përgjithshëm i Ramës Engjëll Agaçi etj. Në burg është vetëm Lefter Koka, ndërsa janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Kokat kryesore të aferës janë të lirë. Arsyeja se pse nuk arrestohen kokat, të gjithë atë që kanë firmosur, e ka treguar Erion Veliaj, në përgjimin e publikuar ditët e fundit. Veliaj mburrej se kontrollonte SPAK-un dhe se madje mund t’ja lëshonte SPAK-un kujto që donte ai, thua se SPAK është një ‘qen’ i Veliajt.

SPAK duhet të tregojë se nuk është nën komandën e Veliajt, siç pretendon ky i fundit. SPAK është para një prove të madhe./Pamfleti/

Related Posts

Leave a comment