Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e nënsekretares Nuland: Diplomacia dhe arsyetimet e qeta duhet të mbizotërojnë…

Capture

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e nënsekretares së Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland në lidhje me situatën e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në mesazhin e Nuland thuhet se diplomacia dhe arsyetimet e qeta duhet të mbizotërojnë, teksa paralajmëron se nëse Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore atëherë ata do të jenë të përgatitur.

“Ky është një moment ku diplomacia dhe arsyetimet e qeta të duhet të mbizotërojnë. Kjo është ajo që ne duam. Megjithatë, nëse Presidenti Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore që kemi ofruar, ne duhet dhe do të jemi të përgatitur” tha nën Sekretarja Victoria Nuland, në mesazhin e postuar nga Ambsada e SHBA në Tiranë.

Related Posts

Leave a comment