Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Christian Eriksen kthehet në Premier League, ja detajet e kontratës

christian-eriksen-inter-1582099163-31958

Christian Eriksen do të rikthehet për të luajtur në Premier League. Mesfushori sulmues gjeti një ekip në ditën e fundit të merkatos, duke nënshkruar kontratë me skuadrën angleze të Brentford deri në fund të sezonit.

29-vjeçari danez kishte ndërprerë kontratën me Interin më 17 dhjetor. Javët e fundit, lojtari ishte stërvitur me Ajax për të rikuperuar formën sportive.

Sikurse dihet, Eriksenit iu implantua një defibrilator kardiak nënlëkuror, pas arrestit kardiak që pësoi gjatë ndeshjes së “Euro 2020”, Finlandë-Danimarkë.

Një stimulues i tillë kardiak (ICD) iu këshillua nga mjekët, çka e detyroi atë të ndërpresë kontratën me Interin. Federata Italiane e Futbollit nuk lejon futbollistët të luajnë në kushte të ngjashme shëndetësore.

Nga ana tjetër, Premier League jo vetëm që nuk kundërshtoi, por as kërkoi që lojtari të kontrollohej nga një staf i specializuar mjekësor, duke u mjaftuar me vlerësimin dhe konstatimin e kardiologut të zgjedhur nga Brentford. Vetë Eriksen do të jetë futbollisti i parë në historinë e Premier League që do të luajë me defibrilator.

Leave a comment