Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të shtëna me armë zjarri mbi një patrullë policie, ndërrojnë jetën dy efektivë

-640-0-61f7a68b732d7

Dy punonjës policie janë qëlluar për vdekje mëngjesin e së hënës në Gjermaninë perëndimore.

Sipas medias prestigjoze “Bild”, një efektive femer e moshes 24-vjeçare dhe një polic 29-vjeçar u vranë rreth orës 4:20 të mëngjesit me orën lokale.

Ngjarja ka ndodhur teksa kishin ndaluar një makinë gjatë një kontrolli rutinë policor.

“Kolegët njoftuan përmes radios se po kontrollonin një automjet. Menjëherë pas kësaj, ata raportuan se kishte të shtëna arme”, tha zëdhënësi i policisë Bernhard Christian Erfort, cituar nga gazeta Bild.

Të dy policët u gjetën të pa jetë, ndërsa autorët kishin arritur t’ia mbathnin nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë bëhet me dije se autoritetet policor dyshojne se behet fjale per disa autorë.

Leave a comment