Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, makina me katër persona bie në Lumin Shkumbin

Capture

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Bëhet me dije se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në Lumin Shkumbin. Mësohet se në mjet ndodheshin 4 persona, ku dy persona kanë arritur të dalin, ndërsa dy nuk janë gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

“Rreth orës 09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”njofton policia.

Leave a comment