Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“SHTËPIA E LIRISË” APO “SHOKËT E LEKUT”

berisha-meta-2-2-696x421

Tashmë nga halli i përbashkët, dyshja e famëshme anti-SHBA. Berisha-Meta, po nguten që për një llogari të thjeshtë gjashtë bashkiakësh të ngrenë një shtëpi të me nder lirisë së tyre. “Shokët e lekut” po e ngrenë “Shtëpinë e lirisë” si një fole grerëzash antiamerikane…

Nga Anisa MUÇAJ – 

I damkosuri nga Departamenti I Shtetit, si udhëheqësi plak që do të bëjë revolucionin e ri në këtë vend, Sali Berisha shpalli sot partinë e re të tij që do ta quajë “Shtëpia e Lirisë”. Më saktë, kështu do të quhet koalicioni i tij me LSI-në e Ilir Metës, i cili pritet të lerë Presidencën dhe të takojë “popullin e 2 marsit”.

Ky është koalicion i ri që shpallet si një takim i vjetër nga që dyshja e famëshme rikthehen në një takim të përbashkët aty ku e lanë me gjëmë, në 21 janar 2011. Atëhere Ilir Meta u kap me bllok në dorë dhe Sali Berisha ishte bërë kurrizdalë nga Gërdeci. Tani, Saliu i shpallur me damkën e të padëshiruarit nga SHBA dhe me një epitaf të paheqshëm politik në gropën e madhe ku fundos karrierën, kërkon të shtojë dhe një kapitull, i cili mesa duket është kapitull grope.

“Deklarimi i tij për një banesë politike me Ilir Metën edhe pse pagëzohet si “Shtëpi e lirisë”, të le shijen e një bashkimi si “Shokë të Lekut”. Eshtë fjala për shokë të lekut të fituar në kohën e madhe të korrupsionit të tyre, herë veç e veç dhe herë përbashkërisht. Deklaratat e herëpashershme të Ilir Metës se “Doktori është dobësia ime”, janë i vetmi sinqeritet që derdhet prej subkoshiencës së tij në momentet e mëdha të përplasjeve stresuese dhe përballjeve me “të gjatin” e PS-së.

“Shtëpia e lirisë”, pra ortakëria e “shokëve të lekut” po shpallet për zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë komuna, për gjashtë kryetarë bashkish. Hollë-hollë kjo nuk është edhe aq ndeshje e mjaftueshme për t’u quajtur përballje politike, por “shokët e lekut” të ndodhur në hall të njëjtë, por në faza të ndryshme, duan ta përdorin si një betejë ringritjeje me mjetet dhe me bashkimin e tyre alla tranzicionist.

Të dy në ortakëri të shpallur dhe të fshehur, të organizuar dhe të inskenuar mbretëruan në dy dekada e gjysëm të tranzicionit duke e zvarritur Shqipërinë e gjorë sa nga një betejë idioteske, tek tjetra, san ë një shembje aq edhe në një vjedhje, sa në një vërsulje tribush tek një përleshje fisesh, etj., etj. të dy në ortakërinë e tyre të thellë si “shokë leku” gremisën perspektivën shqiptare nëpër gropa vonesash dhe përbaltje shpellarësh.

Tashmë nga halli i përbashkët, po nguten që për një llogari të thjeshtë gjashtë bashkiakësh të ngrenë një shtëpi të me nder lirisë së tyre. “Shokët e lekut” po e ngrenë “Shtëpinë e lirisë” si një fole grerëzash antiamerikane.

Po përpiqen të mbledhin në këtë shtëpi “cfurqe e akrepa” antiamerikanë, duke shpresuar se në këtë ribashkim të tyre do të bëhen qëndrestarët e sovranitetit. Pikë e zezë!- do t’u thoshte Xhevahir Spahiu që është dhe nga ana e Metës.

Shokët e lekut e pagëzuan sot “Shtëpinë e lirisë” pasi bënë një estradë që i vetëquajtën “primarë” brenda grupit të Rithemeluesve. Bënë “primaret” ku për gjashtë bashki morën pjesë jo më shumë se 6 mijë votues. Një llogari pa llogari për të shpallur vetëbesimin për partinë e tyre që në këto gjashtë bashki së paku zyrtarisht pranon se ka mbi 50 mijë anëtarë. Por “shokët e lekut” i injorojnë llogaritë reale kur u nevoitet dukja informale. Në informalitet ortakëria e tyre përherë është fitimprurëse, ndërsa në demokracinë ligjore janë madhërisht viktima të pandëshkuar./ Arberia News.net

Leave a comment