Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I dha tender kuzhinierit që punon te lokali i të birit, SPAK nis verifikimet për Dritan Agollin

verifikimet-780x405

SPAK ka nisur verifikimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pasi i ka dhënë një tender, kuzhinierit Alfio Rotani, bashkëpunëtor biznesi me djalin e tij.

Mësohet se SPAK ka marrë në verifikim dosjen në fjalë, të tenderit që kushton afro 400 mijë dollarë.

Sipas burimeve SPAK ka nisur hetimet kryesisht ndaj Agollit, dhe është duke kryer cdo verifikim ndaj tij.

Nëse do konstatohen shkelje dhe në këtë tender, atëherë Spak pritet të regjistrojë procedim penal ndaj kreut të FSHZH-së.

Tenderi i dyshimtë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar të dhënat që lidhen me tenderin mijëradollarësh që është hedhur për menynë “100 Fshatra”.

Duke iu referuar të dhënave të praktikave që janë përdorur për të justifikuar këtë shumë shikohet se bëhet fjalë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi këto “100 Fshatra”.

Ndërsa prej disa ditësh historia e tenderit 500 mijë dollarësh vetëm për një meny po bën xhiron nëpër rrjetet sociale, ditën e martë kanë dalë të dhëna të tjera që lidhen me “zërat” që janë orientuar për të justifikuar shumën marramendëse që është hedhur për realizimin e menysë.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se bëhet fjalë për hartimin e një libri dhe të një dokumentari. Në libër ideuesit e këtij projekti kanë parashikuar të përfshijnë receta me gatime shqiptare të cilat do të paraqiten si libër informativ e po ashtu bëhet fjalë edhe për një dokumentar me disa pjesë, pra seri, që do të realizojnë promovimin nëpër rrjetet sociale.

Pra, ky projekt për FSHZH-në kushton plot 500 mijë dollarë.

Leave a comment