Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qëllonin me armë zjarri, arrestohen dy adoleshentë në Durrës

policia-durres-715x400-1

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar banorët.

Dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, falë ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm , kapen pa dëmtime dhe vihen në pranga dy adoleshentë. Procedohet penalisht edhe një 16-vjeçar që dispononte pistoletën sportive.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një shkop metalik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe ato operacionale të DVP Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Katund, Sukth, tre adoleshentë qëllonin me armë në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sukthi”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës, si dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar.

Gjatë operacionit, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar.

Related Posts

Leave a comment