Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Java nis me reshje shiu! Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

moti-1024x570

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit. Por në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë Shqipërin duke sjell shira të pakët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë rrishfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të perfshihet nga vranësirat e shumta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje në të gjithë vendin. Parashikohet që reshjet në pjesën më të madhe të Kosovës të jenë në formë e dëborës, ndërsa në Jugperëndim të vendit do të ketë reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të përfshihet nga masat ajrore të paqëndrueshme në pothuajse gjithë ditën, KU parashikohet që vranësirat të gjenerojn në MV reshje shiu dhe dëbore. POR orët e pasdite dhe mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Related Posts

Leave a comment