Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ai kalkulon, analistët dhe propagandistët këndojnë!

SERBIA-ALBANIA-NMACEDONIA-POLITICS-DIPLOMACY

Nga Artan FUGA-

Kot sillen vërdallë analistët, opinionistët, propagandistët !

Edi Rama Durësin do, dhe atë do ta marrë. Aty luhen dinamikat e forta dhe gjithçka tjetër. I duhet tani sepse të gjitha operacionet e pasurive të paluejtshme duan legjitimitet tani dhe se tani duke pasur bashkinë e rikap bashkinë pas një viti përsëri. Aq i duhet!

Dhe këtë do e ketë si pasojë e çarjes së partisë demokratike, sepse dje e kishte në xhep në sajë të unitetit të çelniktë të partisë demokratike rreth një absurdi gjoja opozitar. Sot në sajë të përçarjes. Ai fiton edhe nga uniteti budalla edhe nga përcarja e cmendur me tymçe e qysqi. E ka edhe nga shpallja e zgjedhjeve të parakohëshme që Taulant Balla negocioi dhe ra dakord në Presidencë.

Kaq i duhet. Vora c’i duhet nëse kryetari i bashkisë të Vorës nuk i hypën në kokë të bllokojë rrugën e Rinasit. C’e do Rrogozhinën, veçse nëse kryetari i bashkisë atje hap dyert e burgut, por nuk besoj, edhe Lushnjen e merr pa e dashur veçanërisht, kurse Shkodrën që kurrë nuk e pasur, o e merr vetë, o merr njeriu i Sali Berishës!

I fituar nga të gjitha anët. Dhe të mendosh që i futi në xhep me një çmim shumë të lirë sikurse do të shihet…, së shpejti!!!

Related Posts

Leave a comment