Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Informacionet sekrete të CIA-s/ Lufta mund të nisë të mërkurën, Biden bën lëvizjen e papritur

ushtria-ruse-ne-ukraine-850x450-1

Gjendja në kufirin me Ukrainës vlerësohet nga Bashkimi Europian dhe NATO si “shumë, shumë serioze”.

Por ndërsa përpjekjet diplomatike të aleatëve më të rëndësishëm perëndimorë synojnë që Moska të mos shkojë më tej me shkallëzimin e situatës, këtë të shtunë, 12 shkurt, Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike.

Telefonata vjen pasi vendet perëndimore paralajmëruan se një luftë në Ukrainë mund të ndizet në çdo moment.

Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi të premten për “mundësinë shumë të dallueshme” të një pushtimi rus të Ukrainës në ditët e ardhshme dhe u tha të gjithë amerikanëve të mbetur të largoheshin nga vendi në 48 orët e ardhshme.

Të shtunën, Biden do të flasë me Putinin me telefon, raporton “The Guardian“.

Putini kërkoi që biseda telefonike midis liderëve të bëhej të hënën, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, por Biden donte ta kryente telefonatën më shpejt.

Uashingtoni ka bërë të ditur se kishte të dhëna gjithnjë e më të besueshme të një sulmi të mundshëm ndaj Ukrainës.

Sipas informacioneve të revistës gjermane, “Der Spiegel”, shërbimi sekret, CIA dhe ushtria amerikane i raportuan aleatëve, se për shkak të informacioneve të reja, një sulm mund të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, raporton DW.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan nuk i komentoi raportimet e shërbimeve sekrete.

Related Posts

Leave a comment