Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raporti i KLSH për anti-Covid-in, maja e ajsbergut

pacient-spitali-qkuk-koronavirusi-covid-19-600x360-1
Nga Erion DASHO –
Kontrolli i Lartë i Shtetit sapo ka zbuluar majën e ajsbergut të paaftësisë, shpërdorimeve dhe, ndoshta, korrupsionit që ka karakterizuar përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë kundër COVID 19.
Sipas KLSH-së, nga 170 milionë lekë të akorduara për të blerë respiratorë dhe pajisje të tjera jetëshpëtuese, rreth 160 milionë u përdorën për të paguar borxhe të prapambetura.
Ata që punojnë në kompani furnizuese e dinë shumë mirë se sa herë ka shlyerje të borxheve të prapambetura, po aq herë ka gjasa që shuma të majme të lëvizin nën tryezë. Sa më i prapambetur borxhi, aq më i trashë zarfi!
Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin:
》A mos vallë klarinetistët dhe kimistët që drejtuan shëndetësinë shqiptare gjatë pandemisë, duke mos e patur idenë se çfarë ishin duke rrezikuar, e shfrytëzuan fondin e pandemisë për të bërë qoka të lëna pas dore për mungesë fondesh?!
》A vdiqën 20 mijë shqiptarë për shkak se ata që duhet të kujdeseshin për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, në fakt merakoseshin për xhepat dhe llogaritë bankare të ortakëve të tyre në biznese të dyshimta?!
》Kur do të nisin të hetohen krimet e bëra gjatë pandemisë??!!

Related Posts

Leave a comment