Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lufta putiniane mbi Ukrainë shënon qindra viktima

Ukraine qindra viktima

Presidenti  i Ukrainës Zelensky ka konfirmuar se rusët kanë sulmuar me raketa shumë qytete të vendit , përfshirë edhe Kievin.

Sulmi ka prekur edhe civilët dhe raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 137 ushtarë ukrainas, dhe 316 të plagosur. Ndërkohë Zelensky thotë se kanë vrarë 800 ushtarë rusë. Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev.

Mësohet se Kievi po goditet me raketa lundrimi ose balistike, thotë këshilltari i qeverisë ukrainase.

“Sulmet në Kiev me raketa lundrimi ose balistike vazhduan,” u tha gazetarëve përmes mesazheve Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Një godinë banimi në kryeqytetin ukrainas Kiev u godit nga një sulm rus në orët e para të mëngjesit të së premtes, raporton BBC.

Në pamjet e publikuara shihet dëmtimi i banesave. Kryebashkiaku i Kievit tha më herët se të paktën tre persona u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa.

Ndërsa. kreu i shtetit të Ukrainës thotë se beson që ai është aktualisht objektivi i Rusisë.
“S’kam ndërmend të largohem nga Kevi. Perëndimi të bëjë më shumë sesa sanksionet ekonomike ndaj Rusisë., tha Zelensky.

Related Posts

Leave a comment