Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e tretë/ Dy orë bombardime dhe luftë në rrugët e Kievit

Kiev lufta

Në më pak se 48 orë,  më shumë se 50.000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi,sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili tha se shumica kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi…

Siç bën të ditur CNN, mbrëmë gjatë gjithë natës është luftuar në rrugët e banesat e kryeqytetit të Ukrainës-Kiev.

Rezistenca e ushtrisë së rregullt dhe popullsisë së mobilizuar, ka tentuar të pengojë avancimin e trupave ruse në shumë vende, duke i detyruar banorët të kërkonin strehim mes zhurmave të shpërthimeve dhe të shtënave.
Një ndërtesë e madhe banimi u godit nga një raketë sot në mëngjes herët. Ende nuk dihen shkaqet e goditjes dhe shkalla e viktimave.

Po sot në mëngjes, Ministria e Brendshme e Ukrainës paralajmëroi në Facebook, se “luftimet aktive po zhvillohen në rrugët e qytetit tonë”. Ajo u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë, të fshihen në ambiente të mbyllura, të mbulohen dhe të drejtohen menjëherë në strehën më të afërt, nëse dëgjojnë sirenat e sulmit ajror.

Gjatë natës u dëgjuan shpërthime rreth kryeqytetit, nga ora 2 deri në 4 të mëngjesit, me një qetësi të shkurtër përpara se të shtënat e armëve të dëgjoheshin para agimit. Është hera e parë që raportohen shpërthime brenda qytetit, pas disa ditësh luftime të ashpra në periferi. Ushtria ukrainase ia atribuoi disa nga shpërthimet herët në mëngjes, shkatërrimit të një tanku rus.

Ukrainasit janë përgatitur për të mbrojtur kryeqytetin e tyre ditët e fundit, me zyrtarë që armatosën rezervistët dhe udhëzime transmetuese televizive ukrainase, për të përgatitur kokteje molotov. Edhe anëtarët e parlamentit i thanë CNN, se kanë marrë armët dhe kanë mësuar të qëllojnë në përgatitje të betejës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të mbronte vendin e tij, në një video të filmuar të mbrëmë, ndërsa qëndronte në një rrugë të Kievit me drejtues të tjerë të administratës së tij. “Ne të gjithë jemi këtu për të mbrojtur pavarësinë tonë,” tha ai. “Lavdi Ukrainës!”

Kryebashkiaku i qytetit Vasilkiv, rreth 35 kilometra në jug të Kievit, tha sot se luftimet e ashpra në qytet kishin çuar në humbje të mëdha nga pala ukrainase. Ndërkaq, shumë banorë të Kievit janë larguar që dje, duke zbrazur qytetin që tani duket një vend i frikshëm, i kthyer në teatër lufte.

Më shumë se 50.000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi, në më pak se 48 orë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i cili tha se shumica kanë shkuar në Poloni dhe Moldavi.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar imazhe të ndërtesës së apartamentit në Kiev që u dëmtua sot. Fotot tregojnë disa njësi apartamentesh të shpërthyera tërësisht, muret e tyre të jashtme dhe dritaret mungojnë, një vrimë e hapur në anën e ndërtesës.

Trotuari poshtë ndërtesës është i mbushur me mbeturina. Në foto tregohen dy punonjës të urgjencës që mbajnë një grua larg vendit të ngjarjes. Ndërsa luftimet intensifikohen në Kiev, një diplomat kinez tha se sovraniteti kombëtar duhet të respektohet për çështjen e Ukrainës.

“Kina beson me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve, duhet të respektohen sipas Kartës së OKB-së. Ky pozicion i Kinës është konsistent dhe i qartë dhe vlen njëlloj për cështjen e Ukrainës”, shkroi Liu Xiaoming, përfaqësuesi special i qeverisë kineze për çështjet e gadishullit Korean.

Liu më parë ka shërbyer si ambasador kinez në Mbretërinë e Bashkuar.
Komentet e Liu janë veçanërisht të habitshme, pasi Kina ishte një nga tre vendet që abstenuan nga votimi për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, në mbledhjen e mbrëmshme.

India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu abstenuan, ndërsa Rusia përdori të drejtën e vetos si anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Pas votimit, 50 vende lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke akuzuar Rusinë për abuzim me të drejtën e vetos.

Gjatë ditëve të fundit, ndërsa vendet e tjera u angazhuan për të ndëshkuar Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin, Kina ka shmangur dënimin e pushtimit, duke bërë thirrje për paqe dhe diplomaci. Kina gjithashtu akuzoi SHBA-të si luftënxitëse.

“Çdo veprim nga Këshilli i Sigurimit duhet të jetë vërtet i favorshëm për qetësimin e krizës, në vend që t’i fusim benzinë ​​zjarrit’” tha mbrëmë ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun.

Related Posts

Leave a comment