Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ekonomia ruse, një pikë e madhe karburanti

Rusia pike e madhe karburanti
Kur Xhorxh Bush i propozoi NATO-s t’i ofronte aksion planin për  antarësim  të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në samitin e Bukureshtit në 2008, fuqitë e mëdha europiane dolën menjëherë nga rreshti. Gjermania, Britania dhe Franca deklaruan se kjo nuk ishte një ide e mirë për momentin dhe çështja u mbyll.
Nga Klodian TOMORRI –
… Ne rrafshin e sigurise boterore dhe tensioneve gjeopolitike, problemi nuk ka qene asnjehere Rusia. Problemi i vertete ka qene gjithmone Europa, e cila ka kufizuar cdo nisme te SHBA-ve per te reduktuar kapacitetet ushtarake dhe ekonomike te Rusise.
Gjermania ka makthin e perjetshem te inflacionit dhe druhet se cdo provokim ndaj Rusise do ta zhyste Gjermanine ne krize energjetike dhe inflacion. Britania ne ate kohe shijonte miliardat e oligarkeve ruse ne qendrat e saj financiare. Ndersa Franca, Franca eshte Franca.
Dita e djeshme ishte thjesht episodi i radhes i serialit qe vazhdon prej dekadash. Shtetet e Bashkuara donin perjashtimin e Rusise nga Swifti, por Gjermania dhe Franca dolen serish nga rreshti.
Perjashtimi nga sistemi boteror i pagesave, praktikisht konsiderohet arma berthamore e Luftes Ekonomike. Sipas vleresimeve me konservatore, perjashtimi nga SWIFT-i do te treste menjehere 5 per qind te ekonomise ruse dhe mbi te gjitha do te bllokonte cdo import apo eksport te Rusise me boten.
Nje ekonomist i njohur thote se ekonomia e Rusise nuk eshte asgje tjeter vecse nje pike e madhe karburanti. Po i bllokove pompen, e ke rrezuar ne toke. Por Gjermania ka hallin se po u bllokuan importet e gazit nga Rusia do t’i rikthehet kucedra e inflacionit.
Ne thelb kjo ka vetem dy zgjidhje. Ose Europa do pranoje qe Rusia te rivendose rendin e dikurshem gjeopolitik ose do duhet te bllokoje pompen. Kaq e thjeshte eshte. Keto fjalite me sulm barbar, paketa masive sanksionesh jane skena e radhes e teatrit qe ka nisur qe me Gjeorgjine dhe Krimene. Por problemi eshte gjithmone Europa.

Related Posts

Leave a comment