Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kishte mision eliminimin e Presidentit të Ukrainës/ Vriten pjesëtarët e grupit elitar çeçenë

Ushtria çeçene ne Ukraine, cast faljeje

Sekretari i Këshillit Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Ukrainës, Oleksiy Danilov, gjatë një fjalimi televiziv përmendi se Ukraina kishte vrarë komplotistët e dyshuar, pjesë e grupit elitar çeçen, që ishin dërguar nga Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin me mision eliminimin e presidentit të Ukrainës Volodimir  Zelensky . Gjatë konferencës për mediat, ndër të tjera,Danilov tha:

“Një njësi çeçene erdhi për të vrarë presidentin tonë dhe u eliminua.”

Sipas një postimi në “Telegram”,  sekretari për Sigurinë, Danilov pohoi gjithashtu se Kievi ishte informuar për komplotin e vrasjes nga vetë Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB). Akuzat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

“Ne jemi të vetëdijshëm për operacionin special që do të zhvillohej  për të eliminuar presidentin tonë. Ne morëm informacion nga FSB, të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme…”.

Sipas Danilov, një grup i njësisë ishte shkatërruar në rajonin verior të Kievit, Hostomel, ndërsa tjetri ishte “nën zjarr”. Që nga fillimi i pushtimit, presidenti Zelenskyy ka deklaruar se është “objektivi numër një” për forcat ruse. Të enjten e kaluar, ai kishte paralajmëruar qytetarët ukrainas se “grupet sabotuese” ruse kishin hyrë në Kiev dhe po kërkonin atë dhe familjen e tij. Zelenskyy-t iu kërkua të evakuonte Kievin me urdhër të qeverisë amerikane, por e hodhi poshtë ofertën, duke thënë se “lufta është këtu; kam nevojë për municion, jo një udhëtim”.

Related Posts

Leave a comment