Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHQIPËRIA PJESË E RENDIT TË RI TË OLIGARKËVE

portofoli-bosh (1)
Varfërimi i masës më të madhe të popullsisë, ikja masive edhe për 90 ditët që lejon liberalizmi i vizave duke punuar jashtë, apo ikja pa kthim vrullshëm, tregon se gjithçka që jepet si shifra është thjesht një bojatisje propagandistike…
Nga Prof. Përparim KABO –
Ka disa ditë që bota eshte në një pështjellim pasi lufta u rikthye në Europë dhe rreziku i pershkallezimit e pasojat jane jo thjesht tema e dites por, e çdo ore dhe minute. Një nga pasojat e situates eshte tronditja e tregjeve dhe prirjet qe ravijezohen sipas llogaritjeve te specialisteve ku mungesa e mallrave në treg, si nafta bruto, gazi dhe dritherat qe vinin nga zona e luftes ( Rusi dhe Ukrainë) do trondisin çmimet në tregun global dhe atë shqiptar.
Lufta ka vetem nje jave qe ka nisur por pasojat erdhen me shpejte se mund te mendohet dhe llogaritet. Nisi me çmimin e miellit dhe nenprodukteve qe gatuhen me miell dhe keto tre ditet e fundit me karburantet qe po kercejne jashte çdo logjike ekonomike dhe fiskaliteti.
Nese çmimi i karburanteve ne tregjet nderkombetare rriten sipas rregullave ligjore në Republiken e Shqiperise reflektimi në tregun tone te brendshem duhet te pasqyrohet si çmim pas tre muajsh. Në rast te kundert rritja eshte e pamotivuar dhe abuzive. E njejta gje per grurin.
Bleresat tane e marrin grurin në Ukraine dhe Rusi por kryesisht gjate muajeve maj qershor kur ata pastrojne magazinat dhe çmimi eshte me leverdi. Ndersa gruri qe marrim ne Serbi eshte i nje cilesie te ulët. Nëse dogana dhe tatimet do donin te benin detyren, mjaftojne te kontrollojne hyrjen e mallit dhe te percaktojne kur jane blere dhe sa ka qene çmimi.
Nese rritja eshte e pamotivuar nga çmimi në tregje, atehere çdo ndryshim i çmimit që ngarkon bleresit individual dhe prodhuesit e ndryshem, eshte nje goditje e ekonomise dhe ekuilibrave te saj. Konkretisht nese karteli i karburanteve e ka shpene çmimin 240 lekë te rinj litri, a mendohet se ata që meren me bujqesi dhe blegtari çfarë duhet te bejne?
Ose të falimentojne ose ta percjellin kete rritje te çmimi shitjes qe do të thote ngritje çmimi per qytetaret per mallra të tavolinës, si bylmet dhe mish. Po keshtu ata qe meren me ndertime do rrisin çmimet sepse makinerite punojne me karburante. Po keshtu transporti publik vendor dhe nderqytetas. Sektori terciar qe nuk bën dot pa furnizimet qe sillen dhe meren nga transporti. Keshtu e gjithe ekonomia futet në nje qerthull qe te shpie në kolaps.
Ka edhe nje rrjedhoje tjeter sepse edhe ata qe tregëtojne mallra te tjere qe nuk mungojne ne treg, per shkak se keta subjekte diku jane vete konsumatore, humbjen qe do pesojne atje do e kompesojne duke rritur çmimet e produkteve apo sherbimeve te tyre. Te ne ka disa institucione kushtetonjese qe direkt apo indirekt kane pergjegjesine per te mbrojtur konsumatorin. Ka edhe nje Ministri të Biznesit.
Po çfare po bejne? Asgje! Gjykojne ndoshta se tregu vetrregullohet. Po si, me abuzim? Para dy tre ditesh nje drejtues i larte i shumices parlamentare në menyre cinike iu drejtua zgjedhesve në Lushnje:
” Na jepni voten neve qe te heqim akcizen e naftes!” Kjo eshte kriminale. E para vota nuk qenka sovranitet i deleguar dhe pushtet i besuar nga zgjedhesi te sherbenjesit publike ( public servant) por qenka nje mall qe ndrohet në treg me nje mall tjeter. E dyta kjo tregon se po te doje pushteti nderhyka ne treg.
E treta, qe politikat nuk behen per qytetaret pa dallim partiak por qenka nje politik e pjeseshme preferenciale vetem per votuesit e vet, sepse nese nuk fitojme bashkine ne nuk e heqim akcizen.
Pse keshtu , kush drejton ketu?
Në nje studim në lidhje me luften qe po zhvillohet nje autor me shume vlera nenvizonte: Kjo eshte shprehje e sundimit te autokracise sepse eshte krijuar Rendi Boteror i Oligarkeve.
Edhe në Shqiperi me sa duket kjo mendesi eshte. Varferimi i mases me te madhe të popullesise, ikja masive edhe per 90 ditet qe lejon liberalizmi vizave duke punuar jashte, apo ikja pa kthim vrullshëm, tregon se gjithçka qe jepet si shifra eshte thjesht nje bojatisje propagandistike.
Kjo gjendje nese nuk administrohet por lejohet te rrokulliset sipas parimit “ujku mjegull do” do te shpjere në shperthime sociale…Pas 30 vitesh tranzicion, grure miser luledielli soje foragjere nuk prodhojme. Nafte bruto nuk prodhojme, rafinerine e nxorem te hekurishtet…
Une pyes ku shkon ky vend? Pergjgjia eshte. Pakenaqesia dhe deshperimi jane energjia qe do te bejne ndryshimin….Diku behet lufte te ne gjendja eshte shume e renduar sepse prej 3 dekadash drejtohet pa mendje pa aftesite e nevojshme, punohet me disa oligarke qe ndrojne referencat e interesave dhe qasjeve sipas klimes politike, nje here me njerin dhe nje here me tjetrin por, gjithnnje me ate qe eshte ne pushet dhe qe ka në dorë vendimmarrjen…

Related Posts

Leave a comment