Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

RAMA “COPTON” PUTININ, ASNJË FJALË PËR TË SHKUARËN “PUTINISTE” TË SALI BERISHËS

RAMA Berisdha
Nga Idajet BEQIRI –
Kryeministri Edi Rama nuk n’a tha se çfarë veprime duhet të bëjnë institucionet e tij ligj – zbatuese për të gjykuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm Sali Berishën për këto krime të rënda antishqiptare…
Kryeministri Rama n’a tha se Putini do e çoi fuçinë e naftës nga 40 në 300! Kryeministri Rama nuk n’a tha asgjë për faktin që Shqipëria prodhon 2 milion tonë naftë në vit dhe misionari serbo-rus Sali Berisha, këtë naftë jua dha për dhjam qeni të huajve, për interesin e xhepave të tij.
Kryeministri nuk n’a tha asgjë për faktin që Sali Berisha i shiti për interesat e tij dhe të klanit të tij, si dhe i bëri për skrap Rafinerinë e Naftës në Fier, në Ballsh dhe në Cërrik, duke e plotësuar kështu misionin e tij pro serbo-rus për t’u gjendur në këtë ditë të zezë Shqipëria dhe shqiptarët.
Ai nuk n’a tha se çfarë veprime duhet të bëjnë institucionet e tij ligj zbatuese për të gjykuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm Sali Berishën për këto krime të rënda antishqiptare.
Kryeministri Rama nuk n’a tha asgjë se si do të eleminoj paaftësinë e Qeverisë së tij për të bashkëpunuar me vende të NATO, me qëllim që të rivihen në punë me teknologji bashkëkohore Rafineria e Naftës në Ballsh, në Fier dhe në Cërrik dhe të 2 milion tonët e naftës së përpunuar në vend t’i përfitojnë shqiptarët.
Kryeministri Rama nuk n’a tha gjithashtu sesi do t’i ndihmojë dhe stimulojë bujqit shqiptarë që të mbjellin grurë kudo në vendin tonë.
Vetëm kështu Shqipëria nuk do të delte humbëse në Luftën Pushtuese të Rusisë së Adolf Putinit kundër Ukrainës, e cila në fakt është Lufta e Tretë Botërore Ekonomike.

Related Posts

Leave a comment