Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KRIZA, ZGJIDHJET E KRYEMINISTRIT SI KËSHILLAT E DOKTOR ADHAMUDHIT

EDI RAMA BELINDA BALLUKU OSHEE
Nga Xhovan SHYTI –
Dalja para medias e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku, që nëpërmjet këshillave u rrekën t’u jepnin zgjidhje qytetareve lidhur me krizën që tash e dy javë, nga nisja e luftës Rusi-Ukrainë, ka nisur të trokasë edhe në Shqipëri, në vend të qetësimit ka sjellë irritim masiv.
Fakt që e vërtetojnë jo vetëm memet e shumta të rrjeteve sociale të mbushura me indinjat, por edhe mbajtja pasditen e sotme e protestave në tre qytetet kryesore te vendit, përkatësisht Shkodër, Tiranë e Durrës.
Mijëra qytetarët e grumbulluar, krahas parrullave e  thirrjeve masive të pakënaqësisë shpërthyen në adresë të kryeministrit Rama dhe ministres Balluku, të cilët  për të përballuar krizën e karburanteve dhe atë energjitike, këshilluan qytetarët të ecin në këmbë, pra të mos përdorin makinat, apo të shtrëngojnë e dhëmbët që të jenë dinjitoz në përballimin ekrizës.

Njëzeri, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministres Balluku nga posti i ministres, protestuesit e etiketua, kryeministrin Edi Rama  “lideri i ballkazanit”, që pasi fut në panik qytetarët me deklaratat e tij të papërgjegjshme, u largua drejt Dubait me “Charter”.

Ndërkohë, mjeku i njohur Erion Dasho, në të njejtën frymë ka postuar një mesazh në faqen e tij në fcb ku nën shembullin e “Doktor Adhamudhit”,  personazhit çajupian të farsës teatrale “Pas Vdekjes” (që kur pacientët i ankoheshin për dhimbje të pjesëve të trupit e vetmja këshillë që dinte tu jepte ishte “Kreje” (prije), duke ju referuar zgjidhjeve të ofruara nga kryeministri Rama e ministrja Balluku, shkruan:
“Zgjidhja që jepet për rritjen e çmimit të naftës është që njerëzit të ecin në këmbë se bën mirë për shëndetin!
Zgjidhja që do të jepet nesër kur të rritet çmimi i bukës, vajit, perimeve, etj. nuk është çudi të jetë “Mbani dietë, se edhe dieta bën mirë për shëndetin”!
Zgjidhja që mund të jepet kur pensionistëve të mos u dalin paratë për ilaçe, nuk është çudi që përsëri të jetë “Hani barishte mjeksore, se janë bio dhe të bëjnë mirë për shëndetin”!
Por çudia më e madhe është se me kaq përkujdesje për shëndetin, vjet mijëra shqiptarë u lanë të vdisnin në shtëpi pa kujdes shëndetësor! U lanë të blinin ajrin me para!
Bota sot shan Putinin, por sikur të kishte një të njëqindtën e forcës ushtarake të Putinit, Borati do t’i kishte vënë zjarrin botës me etjen e pashuar për pushtet dhe djallëzitë që nuk i mbarojnë kurrë!
Në fakt, duhet ta gëzojmë edhe ca vjet të mirë Boratin! Vetë e votuam gjashtë herë rresht…”./ Arberianews.net

Related Posts

Leave a comment