Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NUK MJAFTON TË THUASH “PO VJEN KRIZA, PO NGRIHEN ÇMIMET..!”

Ramaok-1

… Nuk është as alibi që të thuash: luftën se sollëm ne, apo ne nuk e donin atë….Nëse kriza vjen ajo nuk vjenë në nje dite dhe nuk iken në nje muaj. Faktet tregojnë se këtu teK ne as e vënë ujin në zjarr për krizën dhe masat antikrizë…

Nga Prof. Përparim KABO –

“Pas 30 vitesh tranzicion, grure miser luledielli, sojë, foragjere nuk prodhojme. Nafte bruto nuk prodhojme, rafinerine e nxorrem te hekurishtet…Une pyes ku shkon ky vend? Përgjigja është: Pakenaqesia dhe deshperimi jane energjia qe do te bejne ndryshimin….”
Ky eshte nje fragment i shkeputur nga nje status imi para disa ditesh pa nisur ende protestat të cilat po tregojne nje pjekuri civile dhe nje ndjenje pergjegjesie per veten gjithesecili dhe shoqeria në teresi.
Le ta ndalemi më gjeresisht duke shtruar pyetjen: Pse kemi mbritur në kete gjendje?
Që në hyrje te viteve 1990 gjithëçka per kapitalizmin dhe ekonomine e tregut te lire u mendua dhe u veprua gabim.
Deri në ate kohe 40 % e te ardhurave në buxhetin vinte nga eksporti mineraleve madje dhe metaleve si dhe produktit të gatshem si edhe ishin pasije te preçizionit që prodhonte uzina metalike në Korçë dhe teli bakrit i avalzhuar nga unzina e Shkodrës, eksportoheshin prodhime të tekstileve si kadifja e Kombinatit Tekstil në Tiranë që eksportohej në France, po keshtu prodhime bujqesore….
Pra kishte nje kuptim ekonomik qe balanca e eksportit me importin mbani nje raport te drejte mes valutes dhe lekut…Per 30 vjete pas 1990-s mineralet dhe hidrokarburet nuk jane me pasuri kombetare por jane private ( kromi në duar shqiptaresh) nafta në duart e te huajve, aq sa edhe kombinati i perpunimit te naftes në Ballsh nxirret jashte funskionit dhe humbet keshtu nje industri e tere vetem fitimprurese. Në bujqesi ligji 7501 per ndarjen e tokes perfundimisht e nxorri token dhe punimin e saj jashte funksioni.
Ai bazohej ne tre parime. Toka ju dha atyre qe punonin në bujqesi, jetonin ne fshat dhe kishin gjendjen civile ne fshat, kuptim krejt leninist dhe nuk u zbatua parimi ligjor, toka i takon pronarit te ligjshem i cili kishte 45 vjete qe priste. Për pasojë shume toka kane mbetur djerre, shume jane mbushur me ndertime dhe kane humbur hektare me bimët e arrave, nuk ka mbjellje foragjeresh dhe keshtu bujqesia dhe blegtoria humben bashkepunimin.
Tani degjojme nga nje Ministre Bujqesie qe s’ka lidhje me kete sektor se ajo do hapi nje akademi me specialiste francezë qe do tu mesoje barinjeve shqiptare si rriten dhitë në malet tona. Serat qe i kishim blere në Hollande u shkatruan te gjitha dhe tani kemi sera me cellefon…
Në Shqipëri nuk ka as edhe nje institucion shteteror apo i pavaruar qe te meret me ekonomine dhe tek ne nuk ka nje stradegji te zhvillimit ekonomik as korrent as afatmesem as afatgjate….
Pyetesori qe qeveria ndau si bashkeveprim kombetar me qytetaret kerkonte te dinte “se a duhej te zbriste apo te mbetej ende në majë e thanes e ëma e Zeqos?”…Pra a duhet te legalizohet kanabisi mjekesor? Po kujt po i intereson kjo gje? Kujt? Askujt!!!
Pyetja qe duhet bere eshte; A eshte Shqiperia nje vend qe jep mundesine dhe kenaqesin per te jetuar?
A ka politika qe i sherbejne interesit publik apo jo dhe ku duhet te nderhyhet?
Në Shqiperi në mënyrë absurde ka ministri per biznesin dhe jo ministri qe mbron konsumatorin si ka RFGJ dhe Italia. Pra qeveria ka gjumin gremisur se si i ka hallet biznesi dhe jo se si i ka hallet populli?!
Madje ka nje lloj perbuzje dhe snobizem ndaj shqetesimeve njerezore….Kryeministri thote se që nga koha e Skenderbeut askush nuk ka vdekur per buke në Shqiperi, ndersa ministrja Balluku thote mos shkoni me makine per te blere buken! Kudo në bote kjo ministre duhej te kerkonte falje publike dhe duhej pare nese duhej mbajtur më në qeveri.
Nuk mjafton qe te thuash po vjene kriza, nuk eshte detyra jote si drejtues qeverie thjesht të thuash: Oo ngrihen çmimet. Nuk eshte as alibi qe te thuash; luften se sollem ne apo ne nuk e e donin ate….Nëse kriza vjene ajo nuk vjenë në nje dite dhe nuk iken në nje muaj.
Faktet tregojne se ketu te ne as e vënë ujin ne zjarr per krizen dhe masat antikrize.
Une kam nje pyetje; Pse nuk mbillet grure dhe miser me detyrime kontraktuale në Shqiperi?
Çfare pune ben Ministria e Bujqesise në Republiken e Shqiperise?
Pse vendi yne importon prodhime bujqesore kur i ka mundesite qe ti kultivojë në vend…?! Henry Kissinger shkruan: Nje vend qe nuk garanton vet prodhimin e drithit per ushqimin e popullit ai vend nuk ka te sigurt pavaresine e vet…”
Ne eksportojme valut dhe importojmë ata produkte qe jane te gjitha mundesite te prodhohen në vend. Vetem prodhim vendas mbahen njerezit te punesuar, ka fuqi blerese dhe gjithçka llogaritet me baze lekun dhe jo raportin valut-lek, sepse çdo shfleftesim i lekut ndaj valutes qe shpenzohet per importe, ngre çmimet. Keshtu rritet varferia, bie konsumizmi, nuk ka interes per kreditime dhe bankat duhet te nderhyjne per normat e interesit si ne hyrje dhe në kreditime….
Ne ende nuk e dime nese do rikthet taksa minerare prej 6 % qe qeveria e hoqi gjate kohes se pandemise me qellim qe te ndihmonte biznesin?! Po kromi dhe mineralet e tjera si dhe nafta jane pasuri kombetare , kurse te ne trajtohen si pasuri private.
Trajtimi qe u eshte bere financave publike duke ua dhene parate kompanive private permes PPP-e qe eshte nje deformim i koncensionit sepse me koncension kuptohet qe une te jam lejen e investimit dhe parate ti si privat i gjen vet, jo une te jap parate publike aq sa te jap dhe ti bej binzesin privat me ndikim per interesin publik.
Parate qe mblidhen nga taksat e qytetareve nuk jane pasuri e qeverise…ajo duhet te mireadministrojë ata dhe te jetë transparente se ku i shpie…Borxhi jashtem ka shkuar 80%…Ekonomia po asfiksohet….!
Shpenzimet e administrates jane te pajustifikuara. Në gjykimin tim tre ministri duhen të mos ekzistojne….jane te panevojshme.
Banka e Shtetit shqiptar duhet te mbroje lekun monedhen kombetare sepse shvleftesimi i lekut në raport me Euron dhe Dollarin ben qe te rriten çmimet e mallrave qe blehen jashte…
Institucionet e doganes dhe tatimeve duhet te jene në terren sepse ka dhe spekullime me çmimet nga tregetues matrapazë…
Nese politika nuk lexon gjndjen dhe protestat qytetare, ajo po shkrurton ditet e saja.
Rritja e kostos se jeteses per masën absolute të popullates, kjo gjendje do te thote qe ata qe duan kete qeverisje jane vetem ata qe me sa duket e blejne buken me makine. Kriza do te vijojë. Ekonomia e nje vendi eshte detyre shtepie dhe nuk vjen nga importi…
Rritja e GDP fal kreditimit eshte gropa qe qe do te thithe te gjithe kete klase politike qe solli kete gjendje.

Related Posts

Leave a comment