Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikthehen reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta, ndryshon moti për sot, ja parashikimi…

13696ED8-FBBA-4206-B5A1-DFBA6C8310CD

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por edhe pse në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme, ato nuk do të mund të sjellin reshje në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë, sipas MeteoAlb.

Kosova– Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. POR në orët e pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në Kosovë.

Maqedonia e Veriut-P araditja në MV do të jetë në dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e MV. Ndërsa në orët në vijim do të ketë kalime të pakta vranësirash në një pjesë të madhe të vendit, POR nuk do të sjellin reshje në MV.

Rajoni dhe Europa– Europa Jugperëndimore do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. PO ashtu me vranësira dhe reshje paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa në ndikimin e reshjeve të dëborës do të jetë Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore. POR me mot të qëndrueshëm do të jetë Qendra dhe pjesa më e madhe Jugut të kontinentit.

Related Posts

Leave a comment