Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E VËRTETA E PAZAREVE TË BERISHËS ME GAZJELLËSIN TAP

Gazjellesi TAP

 Sali Berisha ka deklaruar sot se i janë ofruar shuma marramendëse nga rusët për të bllokuar gazsjellësin TAP. Pas gati 10 vitesh nga largimi nga pushteti, ish-kryeministri ka bërë një deklaratë të fortë, çka tregon se ka pasur flirte me rusët e Gazprom për të bllokuar rrjetin TAP.

Por Berisha  thotë gjysmën e të vërtetës. Sepese në “lojën e TAP-it, në lojë në atë kohë, kanë qenë edhe iranianët, të cilët donin të bëheshin pjesë e këtij gazsjellësi, që e sjell gazin nga Azerbajxhani në Europë.

Irani ka shprehur vazhdimisht interesin për furnizimin me gaz të tregjeve evropiane, edhe pse herë pas herë ishte kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA. Përfaqësues të Iranit kanë lobuar fort tek zyrtarët grekë, tek Sali Berisha dhe tek të gjithë aktorët e tjerë me ndikim, për t’u bërë pjesë e projektit TAP që vjen nga Azerbajxhani në Evropë, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe duke dalë në Itali.

Përfaqësuesit e CIA dhe FBI në Tiranë kanë qenë të angazhuar dhe shumë të shqetësuar për këtë flirt të Berishës me Iranin. Shqetësimi u reflektua nga rrjedhja e kabllogrameve që ambasada amerikane në Tiranë i dërgonte DASH. Kabllogramet tregojnë se si Sali Berisha është mbajtur gjithnjë nën monitorim.

Irani kërkonte të bëhej pjesë e kësaj linje. Irani ka arritur të bindë Sali Berishën për të kushtëzuar kalimin e TAP në Shqipëri, me kusht përfshirjen e gazit iranian. Në këmbim, sipas burimeve sekrete, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të merrnin 2.5 miliardë euro në dorë si dhe më pas 25 % të aksioneve në tubacionin e gazit. Gjatë pazarit janë diskutuar edhe mënyra se si do kalonin paratë, përfshirë ato fizikisht me çanta, por edhe përmes kamuflimit me anë të kompanive të ndryshme në parajsa fiskale.

Kur Sali Berisha ka nisur lëvizjet në prapaskenë për të penguar projektin, me kërkesën e përfshirjes së Iranit, kanë ndërhyrë në mënyrë energjike amerikanët. Ndërsa oferta e Iranit ishte marramendëse, Berisha ka përdorur pushtetin e tij korruptiv për bllokimin e projektit që do pavarësonte Evropën nga gazi rus. Burime tepër konfidenciale dhe të besueshme thonë se Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, ka marrë një mesazh verbal të drejtpërdrejtë nga CIA amerikane. Berisha është paralajmëruar se e priste një ndëshkim spektakolar nëse nuk tërhiqej menjëherë nga pazaret me Iranin.

“Të varim me veshë në tavan”, mësohet se ka qenë mesazhi. Pra duket se klanet ruse dhe iraniane kanë lobuar shumë fort te Sali Berisha dhe në të vërtetë kanë qenë amerikanët ata që i kanë ndaluar pazaret dhe jo ish-kryeministri. /Pamfleti

Related Posts

Leave a comment