Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A po sjellin shpëtim vaksinat kineze?!

vaksina-6-723x405
Ardhja e një milion vaksinave kineze po shihet dhe interpretohet nga fanfarat e “Boratit” kupto: (Kryeministrit, sqarim i redaksisë), si fitorja përfundimtare mbi virusin. Të krijohet përshtypja se, po të lihet në dorën e Edi Ramës, dita e ardhjes së vaksinave mund të zyrtarizohet si një datë historike, një farë “nëntori i katërt” i “Skënderbeut” tonë të dytë.
Nga Erion DASHO –
Si qëndron e vërteta?
Ndërkohë që makineria propagandistike e pushtetit po sajon farsa vaksinimi në sheshe dhe stadiume, rreziku i infektimit dhe humbjes së jetës vazhdon të qëndrojë si shpatë Demokleu mbi kokat e shqiptarëve.
200 mijë vaksinat kineze të ardhura pardje shërbejnë për të imunizuar 100 mijë persona ose rreth 4% të popullatës adulte. Edhe sikur të 1 milion dozat e CoronaVac të aplikohen brenda prillit (gjë që nuk ka të ngjarë për shkak të paaftësisë totale të qeverisë), ky numër të vaksinuarish përsëri nuk shkon më tepër se 20% e popullatës.
Le të shohim se ç’ka ndodhur në vendet e tjera kur janë vaksinuar këto përqindje të popullsisë.
Vaksinimin e 20% të popullsisë Izraeli e arriti në janar, kurse Britania e Madhe në shkurt. Izraeli që nga arritja e këtij objektivi ka shënuar 1,369 humbje jete (1 shkurt deri më sot), kurse Britania e Madhe 3,638 (1 mars deri më sot).
Të mos harrohet se Britania e Madhe dhe Izraeli kanë aplikuar Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna që ofrojnë mbrojtje 90 deri 95% dhe jo CoronaVac me aftësi mbrojtëse 50%!!!
Për më tepër Izraeli dhe Britania e Madhe nuk i varën shpresat vetëm tek vaksina.
Ato testojnë dhe gjurmojnë aktivisht rastet, vazhdojnë me masat kufizuese, ndërkohë që kanë sisteme shëndetësore të aftë të ofrojnë kujdes shëndetësor 360 gradë për të infektuarit, të sëmurët dhe personat me komplikacione të rënda të virusit.
A i ofron sistemi shëndetësor shqiptar këto mundësi??!!
“Borat”!
Ti po sjell një milion vaksina kineze dhe po organizon farsa vaksinimi, por je aq larg të thirrurit fitore mbi virusin sa ç’ke qenë në shkurtin e kasaphanës mbi shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, muajin kur vdisnin mbi 2 mijë shqiptarë! 5 apo 10% e popullatës që do të vaksinohet deri në fund të prillit (edhe kjo vetëm nëse të paaftët e komitetit tënd do të arrijnë të organizohen siç duhet) nuk mjaftojnë aspak për të kontrolluar përhapjen e virusit!
Madje, siguria false që krijohet nga ideja e gabuar “shpëtuam se erdhën vaksinat” mund të jetë shumë më e rrezikshme sepse njerëzit mund të mos zbatojnë edhe ato masa minimale mbrojtëse që ekzistojnë sot.
“Borat”!
Ti po sjell vaksina për të vaksinuar 20% të popullatës brenda verës (atë shifër që Serbia e ka arritur sot), por spitalet e tua kanë ende një vdekshmëri gati 100% të pacientëve të intubuar dhe rreth 60-70% të pacientëve të shtruar në reanimacion.
Nëse mendon se duke organizuar cirqe vaksinimi (sepse nuk mund të quhet “fushatë” vaksinimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej), qytetarët do të harrojnë 9,000 të vdekurit e deritanishëm nga COVID-i, gabohesh rëndë!
9,000 vdekjet, pjesa dërrmuese e të cilave në shtëpi nën kujdesin e familjarëve të tmerruar nuk amnistohen!
Familjet e rrënuara ekonomikisht prej mbi 200 milion euro shpenzime nga xhepi për trajtimin e COVID-it nuk ta falin lehtë katastrofën që u shkaktove shqiptarëve!
Për të gjitha këto ti dhe boratët e tu do të jepni llogari në dhe pas 25 prillit!
“Borat”!
Me vaksinën tënde elektorale të cilën e solle me dritëshkurtësi ditën e çeljes së fushatës, njerëzit po tallen.
Me nxjerrjen e njerëzve në shesh për t’u vaksinuar, ti Borat po bën mitingun elektoral që nuk bëre në 25 mars. Në kurriz të atyre që duhej t’i kishe vaksinuar në poliklinika dhe qendra shëndetësore si njerëz dhe jo nëpër sheshe dhe stadiume!
Ata të cilët me dallkaukllëk i quan “gjyshër” dhe për shëndetin e të cilëve bën sikur të zë meraku, e kuptojnë shumë mirë se tashmë po përdoren si figurantët e fushatës tënde elektorale!
Si kamuflazhi i një viti dështimesh ku mijëra prej tyre nuk po ja arrijnë ditës së vaksinimit për fajin tënd dhe të boratëve të tu!
Shqiptarët janë të zgjuar, “Borat”!
Ata nuk mashtrohen lehtë.
Do ta kuptosh shumë shpejt…

*  Autori shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.

Related Posts

Leave a comment