Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje tronditëse të gazetës britanike “Financial Times” / Si u shitën perendimorët tek agjentët rusë

Russian-spy-NATO-free

Nga Enver ROBELLI-

■ Më 2017 Rusia kishte një agjent i cili punonte si këshilltar i ngushtë i ministrit të atëhershëm francez të Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, i cili tani është ministër i Jashtëm i Francës. Këtë e ka konfirmuar ish-shefi i spiunazhit francez Bernard Bajolet në një intervistë
■ Në korrik të vitit 2020 autoritetet daneze zbuluan përpjekjet ruse për të vjedhur teknologji në fushën e energjetikës
■ Në gusht të po atij viti u arrestua një oficer i lartë francez, i cili punonte për komandën detare të NATO-s, për shkak se i kishte dorëzuar një agjenti rus material sekret
■ Në dhjetor 2020 autoritetet holandeze dëbuan dy agjentë rusë, të cilët kishin tentuar të vjedhin inteligjencë artificiale dhe nanoteknologji nga firmat holandeze
■ Në mars 2021 Bullgaria arrestoi gjashtë shtetas të saj, mes tyre zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak se për 3000 dollarë u kishin shitur agjentëve rusë informata të rëndësishme
■ Po më 2021 autoritetet italiane arrestuan kapitenin e marinës Walter Biot. Ai u zbulua duke iu shitur agjentëve rusë sekrete ushtarake për 5000 dollarë. Procesi gjyqësor kundër Biot është hapur javën që shkoi
■ Në qershor 2021 autoritetet gjermane arrestuan një shkencëtar rus (Ilnur N.) për shkak të vjedhjes së sekreteve aeronautike dhe teknologjisë së raketave nga qendrat hulumtuese në Augsburg
■ Në shtator 2021 autoritetet gjermane arrestuan një punëtor të sigurimit të parlamentit gjerman, i cili i kishte shitur agjentëve rusë planet e detajuara ndërtimore të godinës së parlamentit dhe sistemeve të tij
■ Sllovakia këto ditë arrestoi tre shtetas të saj që kishin spiunuar për Rusinë
Rusia ka tri shërbime të mëdha sekrete. Për këto shërbime punojnë rreth 400 mijë persona.

Related Posts

Leave a comment