Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“ENGJËLL AGAÇI, MBROJTËS I TRAFIKANTËVE TË MËDHENJ”

engjell Agaçi

Nëpërmjet një publikimi të bërë ditët e fundit, gazeta e rendësishme italiane “Corriere della sera” i është rikthyer edhe njëherë vajtjes së një grupi mjekësh shqiptar në ndihmë të mjekësisë italiane për përballimin e pasojave të sjella nga pandemia COVID-19. Një gjest që fillimisht u përshëndet, jo për çudirat që do të bënte në fushën e shëndetit të qindramijëra italianëve të goditur nga virusi vrasës, por për dimensionin human që ofronte vendi i vogël dhe më i varfëri ballkanik ndaj fqinjit të tij.

Ai që i dha përmasë për ta shfrytëzuar në interesin e politikës së tij ishte kryeministri Edi Rama që së bashku me ministren kukull, Ogerta Manastirliu, e mediatizuan aq bukur përcjellje mbritjen e grupit, sa mallëngjyen italianët dhe inspiruan mediat e këtij vendi të mos shihnin ç’fshihej pas kuintave të kësaj skene, që nëse nuk do të kishte shejtanllikun e njohur të Edi Ramës do të vlerësohej për simbolikën e humanizmit. Ate kohë përveç një orgjie në grup nuk iu dha shumë hapsirë grupit të 30 “shëndetologëve” shqiptarëve, për të cilët është zbuluar së fundi se “…u shpenzuan 3 milionë euro dhe nuk u dha asnjë kontribut prej tyre”.

Tashmë kur ujrat janë fashitur dhe mendjet janë ftohur “Corriere della Sera” ka nxjerr në shesh vulgaritetin e këtij mashtrimi të kryeministrit Edi Rama, përfshirjen në grupin e mjekëve edhe të jo mjekëve, por ka zbuluar edhe se njeriu më i afërt i tij, Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i lakuar për prezencën e tij që nga emerimet nepotike e deri tek aferat e incerenatorëve, para se të kthehej në Shqipëri nga Italia për t’ju ngjitur stafit të  ngushtë të “rilindjes” Rama, njihej si “mbrojtës i trafikantëve”

Ja çfarë shkruante “Corriere della Sera” ndër të tjera:

“…Në këtë histori retrospektive duhet evidentuar veprimi ngjitës i avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj dhe njeri mjaft i dëgjuar në institucionet tona, dhe duhet shtuar që jo gabimisht që në transitin e brendshëm drejt Lombardisë, pas mbërritjes në Romë me avion nga Tirana, u impenjua Guardia di Fianza, duke pasur parasysh misionet e saj dhjetravjeçare të Shqipëri, për shembull në zbulimin e kultivimeve të drogës, që shpesh i kanë veshur Shqipërisë kostumin e ‘narkoshtetit… Teksa ishim njohur me dëfrimet dhe ahengjet me alkool të shqiptarëve në hotelin ku u strehuan në Brescia dhe zhdukjen e gjobave për shkak të marrëveshjeve të kryeministrit Edi Rama me homologun italian italian Giuseppe Conte, dikush duhet të sqarojë se çfarë dreqin po bënte një pompist karburanti në grupin e tridhjetë mjekëve dhe infermierëve”.

 

Related Posts

Leave a comment