Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PËRSE NDËRTIMI FANTAZMË NË SHESHIN E FLAMURIT NË VLORË ËSHTË ANTIKOMBËTAR ?

IMG-20220330-WA0002

Idajet Jahaj

Shkurt, sepse:

Së pari: Shkel Sheshin  e shenjtë të Flamurit. Territori që ky ndërtim ka zënë është pjesë e kuadratit të Sheshit të Kombit, pra, të Vlorës historike.

Së dyti: Ka zënë e ka shkelur rrugën historike prej nga ku erdhi Isa Boletini me kosovarët në Vlorë, ditën e Flamurit.

Së treti: Ka eklipsuar kodrën e Dëshmorëve sipër (kodrën e Budakut), e cila është po aq e shenjtë sa edhe flamuri Kombëtar. (Ka një tendencë për t’i harruar dëshmorët, nga parti e individë). Ky akt ndërtimi është shprehja më flagrante e këtij qëndrimi.

Së katërti: Sheshi është betonizuar, duke i zënë kështu frymën qytetit të Vlorës dhe historisë së tij të lavdishme.

Së pesti: Shkulën katër topat, që ishin simbole të katër vilajeteve shqiptare.

Etj,etj.etj.

Si për ironi, edhe monumenti i madh aty më poshtë, ka shkallë të tilla të larta, pa funksion ndaj pelegrinazhit historik për këtë monument.

Prandaj mendojmë e bëjmë thirrje që, të paktën, kjo ngrehinë- fantazmë të hiqet prej andej, dhe  qyteti të marrë sadopak frymë, historia gjithashtu.

 

Related Posts

Leave a comment