Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kina në avangardën teknologjike

KINA avangard

Situata e trazuar gjeopolitike prej kohësh e ka potencuar dhe i ka dhënë një peshë të re të shtuar garës teknologjike mes vendeve të ndryshme, dhe veçanërisht tregut teknologjik. Korpusi i konkurrimit teknologjik edhe në nivelet dhe spektrin e industrisë teknologjike mes Perëndimit dhe fuqive të tjera të Lindjes dhe Azisë, vijon të shënjojë një seri ndryshimesh dhe risish sfidante. Këto risi tejkalojnë shpesh herë edhe ritmet dhe formulat tradicionale të diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare.

Kina, prej më shumë se dy dekada e ka vlerësuar këtë korpus të zhvillimit dhe zotërimit të tregut dhe ka atribuar në funksion të tij reforma dhe inkurajime shtetërore, të mbështetura dhe nga investime strategjike që synojnë ngritjen në podiumin e avangardës botërore në fushën e teknologjisë dhe formave novatore të saj.

Me kohë një nga prioritetet e Kinës ka qenë transformimi i ekonomisë në një ekonomi të mbështetur te vetja. Një nevojë kjo e shtuar nga trazirat gjeopolitike dhe gara teknologjike përherë e më në rritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bazë të një planifikimi strategjik, Kina kërkon të ndryshojë pozicionin e saj si superfuqi e industrisë së prodhimit dhe si “punishte” e botës, duke u kthyer në një burim inovacioni. Ky inovacion është bazuar shpesh herë në teknologjinë dhe njohurinë e importuar nga jashtë, por përkthehet në modelin dhe sistemin kinez dhe shpesh herë rezulton përparimtar. Sipas Indeksit Global të Inovacionit 2020, Kina renditej e 14 në botë mes vendeve më inovatore në botë, duke u ngjitur në mënyrë të theksuar nga vendi i 43 që vërehej 10 vjet më parë. Ky trend është ruajtur edhe në vitet pasardhës.

VCG

VCG

Viti 2022 konfirmohet të jetë kësioj një vit kritik

për kapacitetin teknologjik të Kinës dhe zgjidhjen e problematikave kryesore të saj. Ndërmarrjet kryesore të Kinës, sidomos në dekadën e fundit, kanë shënuar një kurbë rritjeje dhe indeksim pozitiv në raport me fuqitë e tjera dhe sidomos shtetet që kanë dëshmuar një traditë më të posaçme në këtë fushë. Rritja e investimeve dhe projektet substanciale rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e infrastrukturës, por sidomos në atë të industrisë energjetike dhe atë të informatizimit, përbëjnë korpusin kryesor të planifikimit dhe nxitjes kineze në fushën e ekonomisë dhe atë të financimit kombëtar. Statistikat zyrtare dhe ato të rrjetit ndërkombëtar të ekonomisë evidentojnë qartësisht këtë avantazh dhe shtimin e kapaciteteve kineze në këto lëmi.

Ndërsa bota po përballet me krizën në shtim të vërejtur në tregjet tradicionale të energjisë, Kina, është ndër vendet që jo vetëm ka gëzuar suksese në sprovën madhore të pavarësisë energjetike, por që renditet edhe ndër operatorët kryesorë globalë të prodhimit dhe tregtimit të

saj. Investimet kineze në këtë fushë prej kohësh përfshijnë versionet alternative, ndërkohë që vendet e tjera në këtë aspekt gjenden përpara dilemave të mëdha dhe varësive në shtim. Ndërmarrjet kryesore kineze të prodhimit të energjisë, përgjatë dy muajve të parë të këtij viti njoftojnë rritje investimesh që kapin vlerën e 1.47 miliardë dollarëve amerikanë. Alternimi i investimeve për rritjen e kapaciteteve të rrjetit të hidrocentraleve me versionet e parqeve të energjisë diellore dhe erës, përbëjnë një projektim të sigurt të ardhmërisë energjetike të vendit. Njëherësh, këto investime japin edhe garanci të reja për kryesim të ardhëm global në këtë treg. Industria në këtë fushë përfshin risi teknologjike dhe ngritje impiantesh të fjalës së fundit.

Këto zhvillime në fushën e energjetikës janë bashkëshoqëruar nga një rritje dhe shtim potencial i industrisë informatike.

Fuqia e saj në këtë lëmë është një potencial i shtuar dhe në perspektivë shpresëdhënëse për Kinën, që tashmë renditet e dyta në nivel botëror.

VCG

VCG

Raportet periodike të qarkulluara prej qendrave studimore në Kinë dhe ato të publikuara nga OKB, janë një pasqyrë bindëse për prioritetin kinez dhe lartimin avanguardist të saj në këtë fushë.

Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave ka publikuar një pasqyrë gjithëvlerësuese të fuqisë kompjuterike kineze, efikasitetit dhe infrastrukturës gjatë periudhës së dy muajve të parë të vitit 2022. Në këto publikime vërehen përparime të mëtejshme të Kinës pavarësisht sfidave të ndryshme të lidhura me ҫështjet ndërkombëtare ose situatën e brendshme.

Në këtë spektër, investimet kineze janë shquar në fushën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital të prodhimit. Një dëshmi e fokusimit në këto fusha është edhe planifikimi dhe miratimi prej strategjistëve të ekonomisë dhe industrisë kineze i projektit që përfshin ndërtimin e tetë qendrave kompjuterike kombëtare, bashkërisht me të cilat projektohet edhe formimi i 10 grupimeve kombëtare të qendrave të të dhënave. Kjo ambicie e mishëruar

në projekte të tilla dëshmon strategjinë e vendit për kanalizimin e më shumë burimeve të të ardhurave kompjuterike.

Ndër sfidat e tjera të Kinës për vitin 2022 renditen edhe ndërtimi i një stacioni hapësinor, superkompjuterët më të fuqishëm dhe të përparuar, përparimi i medikamenteve dhe teknologjisë mjekësore, si edhe forcimi i teknologjisë së gjelbër që do të synojë uljen e emetimit të karbonit.

Kjo strategji shtetërore kineze, po e shndërron Kinën nga një vend që ndiqte inovacionin e huaj dhe mundësonte sendërtimin e tij përmes kapaciteteve të larta prodhuese me kosto tepër kompetitive, në një alternativë të re globale inovacioni.

VCG

VCG

Me anë të stimulimeve të shumta shtetërore që po afron, Kina po ekspozohet si një fuqi avangardë teknologjike që do të konkurrojë me vendet e fuqishme perëndimore. /
Aleksandër Çipa

Related Posts

Leave a comment