Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FONDET E BE PËR GJOBVENIE MEDIATIKE

top story
Akuzat e kundërakuzat e renda lidhur me përfshirjen në afera korruptive me fondet e Bashkimit Europian, që pjesë të stafit dhe ish-stafit të emisionit investigativ “Top Story” e televizionit “Top Channel” i kanë adresuar njeri tjetrit, përveçse heqje e “petëve të lakrorit” dhe zbulim i një realiteti të trishtë, kanë ndezur polemika e nxitur reagime.
Përveç gazetarit e ish drejtuesit të informacionit për më shumë se një dekadë, në këtë media, Mentor Kikia, reagim ka bërë edhe homologu i tij, Klodian Tomorri, pjesë e stafit të TV MCN. Ndërsa Kikia shpreh keqardhjen e tij për katandisjen e këtij televizioni, dikur avangard e medias shqiptare e më gjerë, në pjesë e aferave korruptive, ja çfarë komenton Tomorri:
“Organet e drejtësisë që monitorojnë fondet e BE-se duhet të sekuestrojnë menjëherë dokumentat e zyrës së BE-së në Tiranë. Tani kemi akuza dhe kundër akuza publike se financimet e BE-së në Shqipëri janë keqpërdorur nga palë të treta për gjobëvenie mediatike në shkallë të gjerë, por edhe për fushatën publicitare të inceneratorëve në Tirane.
Madje jo fushate publicitare, por më keq akoma. Shtrembërimin e të vërtetës për të amballazhuar dhe parfumosur m*tin e madh korruptiv të inceneratoreve duke ja u shitur qytetarëve shqiptare si një e mirë e madhe publike.
Me një fjalë, këtu ka dy gjëra. E para shpërdorim i taksave te qytetarëve të BE-se dhe e dyta paratë e taksapaguesve të BE janë përdorur për të mbrojtur korrupsionin”. / Arbëria News.net

Related Posts

Leave a comment