Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Etnografia e veshjes tradicionale

277769085_5372718389405696_7625568851525878593_n
Nga Roland Tasho
Pertej botes se imazhit…
Miqte e Fotografise, se fundmi udhetuan nje fundjave ne Gjirokaster, me mendimin per te perjetuar paksa etnosin tone te pasur…
Per t’u veshur me kostume popullore te krahinave te ndryshme, kaluam ne ritualin e diskutimeve te gjata dhe perzgjedhjes se veshjes sipas prejardhjes e lidhjeve shpirterore te secilit. Neper sokaket e vjeter te Gjirokastres, ndjesite ‘nen petkun tradicional’ qene te shume llojshme. Ne nje qytet me arkiteture qe te vendos ne nje kohe te shkuar e me veshjet e koheve te hershme, te dukej sikur per pak cate po jetoje historine e qytetit…. Te dukej sikur po merrje pjese ne nje ritual, aq shume perjetohej ajo simbioze mes arkitektures se qytetit dhe etnografise se veshjeve tona. Te krijohej ndjesia sikur po jetonim nje ‘dite pazari a festivali folklorik”, ku leber, suliote, came e lunxhiote me ndricimin e te kuqes e te bardhes se kostumeve ia qeshnin nurin qytetit te hirte. Cdo veshje mbarte jo vetem bukurine e mendjes dhe duarve te atyre qe e kishin krijuar, por dhe ringjallte ate lloj lidhje shpirterore qe secili ka me preardhjen. Ndjesi, qe veshjet tona standarte e te fabrikuara ne vende te ndryshme te botes, sidomos aty ku shfrytezohet “krahu u lire i punes”, nuk t’i falin dot… Mbase, me jepni te drejte ??
Miriam Neziri, Roland Tasho
Ilir Ciko, Aida Hoxha dhe Lush Serjani

Leave a comment