Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

THIRRJA E RAMËS PËR HETIMIN NGA SPAK TE FAMILJES “NON GRATA”, HIPOPKRIZI

berishajt familja non grata
Nga Idajet BEQIRI –
Hipokrizi e gjallë kjo kërkesa e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për hetimin e “Non Grata” të Sali Berishës dhe Familjes së tij…
Edi Rama është Kryeministri i Shqipërisë. Edhe sikur qytetar i thjesht të ishte, nëse ka për t’i thënë SPAK gjërat që di ndaj Berishës, nuk ka përse pret t”a thërres SPAK, por shkon dhe kallëzon krimet, ndryshe penalizon veten me veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit”, që parashikohet nga neni 300 i Kodit Penal.
Edi Rama është Kryeministri i Shqipërisë. Prej Qeverisë së tij dhe vet tij varet Avokati i Shtetit, SHIK, Policia e Shtetit, Ministria e Finanxave, por indirekt edhe Kontrollii Lartë i Shtetit…
A kanë prova, fakte, akte, dëshmi, video, fotografi etj., këto institucione për korrupsionin e nivelit të lartë të Sali Berishës dhe të pjestarëve të familjes së tij? Po raste të ndërhyrjeve dhe pengesave të rënda prej Sali Berishës ndaj organeve të drejtësisë?!. Etj, etj. Pse nuk i çojnë zyrtarisht në SPAK?!
Shqiptarët janë ngopur me hipokrizi e me llafollogji shterpë, duan veprime konkrete, duan akte të përgjegjshme, ndryshe u kanë nxjerrë dhe do t’u nxjerrin shumë herë më fortë dhe më rëndë gjuhën tallëse, siç e meriton hipokrizia…

Related Posts

Leave a comment