Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Goditi dhe i theu celularin djalit autik/ Man. United merr vendimin për Ronaldon

-640-0-6255ca6310d0a

Pasi Ronaldo i theu celularin pas dëshpërimit nga humbja me Everton, situata te Man. United mbetet shumë delikate.

Policia vijon hetimin dhe mund të dale së shpejti në një vendim ndërsa djali i vogël autik ka marrë mijëra mesazhe mbështesëse e nga ana tjetër Ronaldo është në një pozicion të vështirë te “djajtë e kuq”.

Ka presion nga jashtë që duan nga klubi një ndëshkim për sulmuesin portugez për sjelljen e tij pas ndeshjes por mesa duket nuk do të ndodhë diçka e tillë.

Man. United ka vendosur të mos marrë asnjë masë ndaj yllit të tij, çka do të ndikonte në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në skuadër apo dhe në raportet mes drejtuesve dhe sulmuesit.

Të nesërmen e incidentit, Ronaldo kërkoi ndjesë dhe e ftoi djalin e vogël në ndeshjen e radhës në stadium por nuk dihet ende nëse do të ketë një “pajtim” mes palëve.

Related Posts

Leave a comment