Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plas arma në Shkodër, ekzekutohet një person

17814D1F-902F-45D1-87F5-4D4B86460202

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Rus në Shkodër.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktimë e atentatit të bërë mëngjesin e sotëm është shtetasi Nazmi Bandulla.

Vrasja bëjnë me dije burimet ka ndodhur në afërsi të banesës së Bandullës, ndërkohë që ende nuk dihen detaje në lidhje me skemën e ekzekutimit që kanë ndjekur autorët.

Policia ka blinduar zonën, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që deri tani nuk është bërë e mundur.

Viktima nuk është një emër i panjohur, pasi dhe më herët i është vendosur një sasi tritoli në makinë.

Në vitin 2020 Bandulla kishte tentuar që të vriste me armë vëllanë e tij, dhe ishte arrestuar asokohe nga policia.

Vetëm tre muaj më pas atij iu vendos tritol në makinë, ku pas ngjarjes do të dëshmonte si më poshtë:

 “Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. 

Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur”.

Related Posts

Leave a comment