Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lefter Koka transferohet në paraburgimin e Durrësit, nesër thirret nga SPAK

lefter-koka-1

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është larguar nga paraburgimi i Burgut 313, për t’u dërguar në paraburgimin e burgut të Durrësit.

Sipas “News24”, ditën e nesërme Koka do thërritet nga SPAK, ku pritet të merret në pyetje.

Duket se transferimi i Kokës në paraburgimin e Durrësit ka të bëj me faktin se Alqi Bllako ndodhet në burgun 313. Ish-ministri ka qëndruar për disa kohë në këtë burg, por për arsye shëndetësore më pas u transferua në spitalin e burgut.

Pas mbërritjes së ish-varësit të tij, në këtë burg, është menduar që për arsye sigurie dhe hetimore, që Koka të transferohet në paraburgimin e Durrësit.

Ndër të tjera mësohet se nesër rreth orës 10:00 Koka do të paraqitet në SPAK, ku do të dëshmojë për akuzat e ngritura për lidhjet me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. Kjo është hera e parë që ish-ministri merret në pyetje nga SPAK që pas arrestimit të tij.

Related Posts

Leave a comment