Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NJË DOKUMENT QESHARAK QË QUHET “STRATEGJI”

strategjia kombetare e shendetesise
Në fillim të muajit, qeveria miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë, një dokument tejet i dobët, i shkruar me porosi për të kënaqur tekat e ministrisë. Ja pse:
Nga Erion DASHO –
 》”Strategjia” është, në fakt, një dokument i përkthyer keq që nuk bën as një analizë reale të situatës, as vendosje të prioriteteve dhe as mobilizon burime të mjaftueshme për zbatim. Shprehje si “kanceri i trakesë së bronkeve dhe mushkërive” tregojnë se në grupin e hartimit të strategjisë, jo vetëm që nuk ka patur asnjë ekspert shqiptar, por edhe përthyesi i dokumentit final ka qënë i paaftë. I gjithë dokumenti është shkruar në shqipe të çalë me gabime të rënda në sintaksë dhe gramatikë.
》Problemeve madhore të sistemit shëndetësor shqiptar, si mungesa e reformimit, mungesa e një modeli për organizimin e sistemit shëndetësor, mungesa e mjekëve dhe infemierëve, cilësia e dobët e shërbimit, nuk u jepet rëndësia e duhur dhe janë “fshehur midis rreshtave” të demagogjisë.
》Me më pak se 130 milionë euro investime në 10 vjet, kjo strategji është thellësisht jo-realiste dhe nuk adreson nevojat e institucioneve.
》400 milion euro në vit për shpenzimet korrente janë shumë pak dhe nuk garantojnë funksionim të sistemit shëndetësor sipas standardeve bashkëkohore të mjeksisë moderne.
》Përgjithësisht, zgjidhjet që ofron strategjia janë artificiale dhe jo të besueshme.
Në pjesën e dytë të ndërhyrjes sime, dhashë edhe opsionet mbi disa nga problemet që duhet të kishte adresuar ky dokument për t’u quajtur një strategji realiste dhe e drejtë për sistemin shëndetësor:
》Nevoja për një analizë të hollësishme të gjendjes për evidentimin e problemeve.
》Nevoja për të identifikuar modelin sipas të cilit do të zhvillohet sistemi shëndetësor shqiptar. Për mendimin tim, ky model duhet të jetë ai gjerman, i bazuar mbi sigurimet shëndetësore dhe jo ai anglez që u premtua nga rilindja para 10 vitesh (por që në fakt as edhe u zbatua ndonjëherë).
》Përmirësimi i arsimit mjeksor dhe pas universitar duke rritur numrin e universiteteve mjeksorë dhe duke sjellë përvojën e universiteteve mjeksorë nga bota.
》Dhjetëfishim i investimeve të parashikuara në strategji, duke garantuar të paktën 100 milionë euro investime çdo vit, fonde që lehtësisht mund të mobilizohen duke shmangur gangrenën e koncesioneve dhe vjedhjet në tendera.

Related Posts

Leave a comment