Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kthjellime dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

-640-0-6253bacbd7ce7

Rikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.

Sipas MeteoAlb, orët e mesdite largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar. Po ashtu dhe në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kthjellime dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e

Related Posts

Leave a comment