Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Oligarku rus, bashkëshortja dhe vajza gjenden të vrarë në Spanjë

Oligarku rus Protosena & Family

Pas ish-zëvendëspresidenti i “Gazprombank”, Vladislav Avaev, një tjetër oligark rus është gjendur i pajetë bashkë me familjen e tij në një vilë në Spanjë. Bëhet fjalë për oligarkun  55 vjeçar Sergey Protosenya.

Zyrtarët spanjollë thanë se janë duke hetuar disa pista për vdekjen misterioze të tij dhe familjes, bashkëshortes e vajzës, të cilat po ashtu u gjetën të vrara në dhomën e tyre.

Sergey Protosenya u gjet i pajetë në ambientin e jashtëm të vilës, ndërsa vajza e tij dhe gruaja u gjendën të vrara në dhomat e tyre të gjumit, teksa ishin duke fjetur.

Dyshimet paraprake të hetuesve spanjollë janë se Sergey Protosenya  vrau gruan dhe vajzën me sëpate dhe thikë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.

Megjithatë, raportet lokale thonë se nga provat e mbledhura nuk është arritur në këtë përfundim. Nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje në pronë dhe duket sikur ishin marrë hapa për tu siguruar që mos mbeteshin gjurmë gishtash në armët e vrasjes.

Tre trupat u gjetën të martën, një ditë pasi një tjetër multimilioner rus, ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Vladislav Avaev u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në Moskë.

Në të dyja rastet, burrat kishin lidhje me kompanitë ruse të gazit, shumë prej të cilave janë përballur me sanksione perëndimore qëkur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Ajo që ngre një pikëpyetje të madhe është nëse në të dyja rastet kemi të bëjmë me krim brenda familjes, apo është një dorë e njëjtë, e komanduar nga Putin që po eliminon oligarkët rus.

Protosenya, i cili kishte një pasuri prej mbi 330 milionë paund, ishte Zëvendës Kryetar në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror Novatek për shtatë vjet.

Policia po pret rezultatet e autopsisë dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në vilë për të përcaktuar nëse dikush nga jashtë familjes hyri në pronë gjatë kohës së vrasjes.

Related Posts

Leave a comment