Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha i përmendi emrin si kandidate për presidente. Po kush është Valentina Bizhga?!

-640-0-vali-bizhga-shefe-kabineti-e-kryeministrit-edi-rama-820x550-876

Vali Bizhga është emri që sipas Sali Berishës është përfolur si një nga emrat që kreu i qeverisë Edi Rama do të vendosë në postin e presidentit, teksa ironizoi procesin e propozimeve me zarfa sekrete.

Kush është Vali Bizhga?

Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Ajo u prezantua nga kreu i qeverisë Edi Rama si një prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që në kohën kur ai mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj drejtoren e kabinetit tim në Kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas drejtore të kabinetit të kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të drejtorit ekzekutiv të fushatës.

Një betejë më e rëndësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës, për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet.

Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri”, shkruante Rama.

Kujtojmë se Berisha u shpreh në konferencën e sotme për gazetarët se Edi Rama ka zgjedhur procedurën më mafioze për emrin e presidentit ndërsa theksoi se dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

“Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë. Sipas statistikave të Edi Ramës dy të treta e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës”, deklaroi Berisha.

Related Posts

Leave a comment