Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cilat janë planet e Rusisë për fazën e dytë të luftës- dhe pse përfshijnë Moldavinë?

auto_UUU1650645240

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar planet për të marrë rajonin e Donbasit, për të krijuar një korridor tokësor për në Krime dhe për të “marrë kontrollin e Ukrainës jugore” me një “dalje në Transnistria”.

Që kur Rusia braktisi përpjekjet e saj për të kapur Kievin dhe u largua nga veriu i vendit, analistët dhe zyrtarët e inteligjencës i janë referuar ‘fazës së dytë’ të luftës në Ukrainë.

Kjo është kryesisht shtytja në jug drejt portit të Mariupolit dhe në lindje në rajonin e Donbas.

Por tani Kremlini ka publikuar grupin e vet prej katër pikash të objektivave për fazën e dytë të pushtimit – ose operacionin ushtarak special, siç e quan ai, raporton Sky NeWs, përcjell Bota sot.

Cilat janë katër objektivat?

Sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, katër objektivat e saj kryesore në fazën e ardhshme janë:

-Marrja e Donbasit

-Krijimi i një korridori tokësor prej andej në Krime

-Bllokimi i porteve ukrainase të Detit të Zi

-Marrja e kontrollit të Ukrainës jugore dhe krijimi i një daljeje në Transnistria

Çfarë është Transnistria?

Transnistria është një territor i shkëputur në Moldavi, i cili kufizohet me Ukrainën dhe përfshin rreth 12% të tokës moldave.

Image

Një hartë tregon kufirin ukrainas me rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transnistria

Statusi i pavarur i saj i vetëshpallur nuk njihet nga Moldavia apo komuniteti ndërkombëtar.

Ky territor është në linjë me Rusinë dhe është shtëpia e një regjimenti prej rreth 1000 ushtarësh rusë.

Profesor Michael Clarke, analist i mbrojtjes dhe ish-drejtor i përgjithshëm i institutit ushtarak RUSI, e përshkroi atë si “si një mini Donbas prej gjysmë milioni rusë të shkëputur” – duke iu referuar republikave të vetëquajtura pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut.

Transnistria ka qenë në një mosmarrëveshje afatgjatë me qeverinë moldave lidhur me statusin e saj dhe profesori Clarke tha se një pushtim rus mund të shkaktojë përhapje të tensioneve.

“Kjo ushtron presion të madh mbi Moldavinë. Do të ngrinte pyetjen nëse Moldavia do të shembet në të vërtetë si një vend dhe Rusia do të kishte pushtuar dy vende në vend të një”, tha ai.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët në Kiev pohuan se një bazë ajrore në Transnistria po mobilizohej – ndoshta për të nisur sulmet në Ukrainë./Botasot

Related Posts

Leave a comment