Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gara për drejtorin e Teatrin e Opera-Baletit/ Ministria habit me shtyrjen afatit dhe…

Elva Margariti, Zana Cela

Ministria e Kulturës ka shtyrë afatet e aplikimit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit të Operës dhe Baletit. Zana Çela u largua pak kohë më parë sepse i ka mbarur mandati, por një njoftim sot i Ministrisë së Kulturës ka ngjallur habi.

Ministria bën të ditur se afati është shtyrë deri në datën 6 maj, kjo për shkak të kërkesave të vazhdueshme  për informacion për të gjithë të interesuarit.

“Duke marrë shkas nga kërkesat e vazhdueshme për informacion, për të gjithë të interesuarit, afati i aplikimit për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shtyhet deri në datën 06 maj 2022”, thuhet ne njoftim.
Pak kohë më parë ishte “Pamfleti” që tregoi se në të vërtetë pas largimit të Zana Çelës fshihej diçka tjetër.  Çdo gjë ka lindur nga investimi kolosal prej miliona eurosh që është bërë në rikonsturksionin e TKOB-it. Projekti ka pasur shumë mangësi dhe problematika, por dhe pse ishte e vetëdijshme për këtë Elva Margariti i ka bërë presion Zana Çelës që të firmosë për marrjen në dorëzim të invenstimit.

 

Related Posts

Leave a comment