Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Letër mikut tim Flamur Noka nga Amerika!

-640-0-gjekmarkaj-360

Agron Gjekmarkaj

I dashur Flamur e shoh që në keto kohe jallane po lodhesh shumë! Herë pas here pusho se pushimi është bereqet. Koha iken, vitet shkimen, trupi plaket ndaj dhe rehatia s’ka çmim.

E di do me thuash partia dhe vatani kanë derte dhe ato mbivendosen ndaj halleve të tjera. Te jesh supi ku doktori mbeshtetet, syri me të cilin ai sheh , goja me të cilen ai flet nuk është gjë e lehtë. Shumë ta kanë zili. Ata do të donin të ishin në vendin tënd ! E do Tritani, e do Aldo, e do Albana e do Mondi  e plot të tjerë vendin tënd po nuk e kanë ! Ja ata të shohin në sy si shef gjithë endje e respekt por edhe me zili të fshehtë. Ruhu nga zilia se ti je njeri babaxhan e se ve re.

Nuk do të bezdisja me këtë leter nga larg  se ke pune operative nëse nuk do lexoja debatet e zbardhura në mbledhjen e grupit të PD-së! Mbase janë të cunguara , mbase jo krejt të verteta dhe më shkon letra dëm , po bëma hallall e kabull se helbete largesia ca gjëra na i zmadhon , qimen na e bën tra  e ca na i zvoglon psh Doktorin na e bën njeri ! Ndjesa është gjithmonë hazer e reflektimi i dobishem.

Lexova që i thoje Enkeled Alibeajt -“pusho lidhe gjuhen -mos i fol Doktorit ashtu – ke qënë ushtar i tij mbaje rradhe per ta takuar” ! Më bënë pershtypje ato fjalë zemre. E di që kur bëhet fjalë per Doktorin gjithçka të del

nga shpirti edhe kercenimi per koleget. Po kjo e kercenimeve  një refren që kthehet herë pas here në partinë tonë ku turma të gabueshme dhe individ ënde më të gabueshem shfaqen para Doktorit që nuk gabon kurrë në keto 32 vjet si faji vetë.

Më shumë se kjo më bëri pershtypje kjo puna e ushtarve dhe e radhes. Nuk e di si është sjelle Alibeaj kur ka qënë në kabinetin e Doktorit dhe as më duhet shumë! Por unë të besoj ty se e di që je i vertete. Besoj që Doktori ka patur shumë ushtarë në 32 vjet tani shumë më pak por ka ënde, e di rradha për në paradhomen e tij ka qëne e gjatë. Unë e kam takuar tre here në opozitë dhe  jam kenaqur me bisedat dhe respektin.

Për fat të mirë  e kam gjetur bosh paradhomen. I dashur Flamur kjo puna e ushtarve e ka ndyrë demokracinë në Shqiperi, kjo rradhe e gjatë për të takuar liderin na ka pegerur  krenarinë dhe dinjitetin. Të dyja bashkë e kanë reduktuar PD-në në repart ushtarak ku gara është jo per ide po per të tundur koken pas mendimeve të liderit. Kjo atmosferë e ka bërë PD-në pronë.

Kjo puna e ushtarve Flamur po i largon shumë njerez dinjitoz nga PD dhe nga Shqiperia. Kjo radha e tyre nuk po i lë rradhe askujt që të afrohet dhe të bëjë karrierë normale të vijë e të ike pa e konsideruar tragjedi. Ushtaret rrinë aty prej 32 vitesh , ata nuk kanë moshë, disa as turp po kanë mirqene e benefite. Sali Berisha meriton shumë respekt per gjithçka ka bërë mirë dhe ka plot gjëra që ai ka bë mirë siç ka dhe plot të tjera që nuk na bëjnë aspak nder. Shumë prej veseve që ka tranzicioni ynë, politika jonë  mbushur me ushtarë e me rradha të gjata prej tij i kemi peshqesh.

“Besniket e Doktorit” që sillen si pasdaranet e Ajatollah Komeinit nuk duan as bashkim, as hapjen  as PD-në më të madhe por repartin dhe bunkerin per beteja të reja. E duan të vogel, per atë e per vete, tragji-komike ne gjuhe e sjellje! E di vertete që ti e ke nga dashuria dhe mirënjohja pa kushte per Doktorin se ka qënë i mire me ty po ça te bëj unë që nuk di të jem mirënjohes, asnjeherë ushtar e mbi të gjitha i neveritur nga radhat. Si ti, edhe une malesor me vese e virtyte aspak frikacak! Te fala nga Washingtoni!

Related Posts

Leave a comment