Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri Peleshi: Tërmet i fortë, 202 km nga Tirana

NikoPeleshi

Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë pothuajse në të gjithë vendin mbrëmjen e sotme.

Peleshi shkruan se të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë, 202 km nga Tirana.

“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km Jug-Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje-Hercegovine, me magnitudë 5.7, thellësia 10 km, 202 km nga Tirana.
Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”, 
shkruan Niko Peleshi.

Related Posts

Leave a comment