Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha sulmoi Yuri Kim, reagojnë amerikanët: Ata që përfshihen në korrupsion do të mbajnë përgjegjësi

Departamenti-Amerikan-i-Shtetit-foto-REL-e1527613139554

 

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim janë përfshirë në një debat të ashpër me akuza ndaj njëri tjetrit. Berisha i bëri thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të mos lejojë ambasadoren Kim që të ndërhyjë në proceset gjyqësore në Shqipëri. Kërkesën e Berishës, Top News dhe Gazeta Shqip ia përçoi Departamenit Amerikan të Shtetit.

Përgjigja e kthyer nga DASH tregon mbështetjen e këtij institucioni për ambasadoren Kim, pasi i cilëson sulmet ndaj saj të pajustifikuara. Sipas DASH, ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë do të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Related Posts

Leave a comment