Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Luftë kultivimit të drogës, FNSH qëndron në Krujë 72 orë për kontrolle

auto_11650697556

Vetëm 24 orë pasi kreu i policise se Shtetit ndërmori një ndërrim të të gjithë kupolës së Policisë së Lezhës, vjen edhe takimi i radhës me krerët e drejtorisë së qarqeve.

Ata kanë marrë detyra dhe udhëzime që lidhen me ndërhyrjen me plane konkrete për të mos lejuar kultivimin e lëndës narkotike nëpër zonat e tyre, ndërkohë që kanabisi vijon të zbulohet thuajse në çdo fshat.

Policia raportoi se një prej zonave më problematike në vend, Kruja, prej tri ditësh ka qenë nën kontrollin e imtësishëm të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin.

TAKIMI 

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë mbledhur ditën e djeshme 5 drejtorë të 5 qarqeve më të mëdha të vendit; të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Dibrës dhe Korçës.

Fokusi i diskutimit sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme ishte intensifikimi i luftës kundër kultivimit të kanabisit, ndërkohë që po flitet për një legalizim të mundshëm të kanabisit mjekësor.

Ndërsa aksionet në terren janë intensifikuar ku Policia përditë raporton shifra suksesi të madh të shkatërrimit të parcelave dhe të ‘shtëpive të barit’, të cilat thuajse gjenden në çdo vend të mundshëm.

OPERACIONI NË KRUJË 

Në 72 orët e fundit janë zhvilluar kontrolle masive në të gjithë territorin e Krujës. Policia e shtetit ka zbuluar 400 fidanë me kanabis sativa. Droga u zbulua në fshatin Fushë-Thumanë, në një tokë publike, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve që mund të kenë kryer kultivimin.

Sipas Policisë, gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore. Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka pasur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë këtij aksioni masiv, policisë së Krujës iu bashkuan edhe 10 grupe të FNSH-së së Tiranës të cilët zbarkuan në terren për të kryer kontrolle masive, ndërsa po përdoren edhe dronë, kamera dhe mjete të tjera për të bërë një kontroll më të mirë të zonës.

Kontrolli masiv i territorit në rrethin e Krujës është duke vijuar me grupe të shumta të FNSH-së dhe të Policisë së Krujës dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.

Related Posts

Leave a comment