Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Diell dhe temperatura të larta, si pritet të jetë moti ditën e sotme

-800-0-83f1458e497ce327d901bb487bf87856

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C. Sipas MeteoAlb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Skandinavia do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në brigjet e Egjeut. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të paraqitet pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe. Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të jetë Europa Lindore.

Kosova

Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24_orëshit në vend. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshat vranësirash. POR gjatë mesditës dhe në vijim kthjellimet do të bëhen më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve POR herë pas here priten kalime të shpeshta vranësirash në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijimi pritet të ketë dominim të orëve me diell në në pjesë të mirë të MV.

Related Posts

Leave a comment