Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Putin ka humbur interesin për bisedimet për t’i dhënë fund luftës

auto_putinlavrov-600x360-11649739330

Vladimir Putin nuk është më i interesuar në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe në vend të kësaj dëshiron të pushtojë sa më shumë territor ukrainas, sipas një raporti në Financial Times.

Tre persona të informuar mbi bisedat me presidentin rus i thanë gazetës se Putin po shqyrtonte seriozisht një marrëveshje paqeje me Ukrainën muajin e kaluar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Megjithatë, ata thanë se ai tani nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje përmes bisedimeve diplomatike dhe beson se ato janë në një “rrugë pa krye”.

Një person i informuar për bisedimet tha: “Putini sinqerisht beson në marrëzitë që dëgjon në televizionin [rus] dhe ai dëshiron të fitojë shumë.”

Qasja e tij u ashpërsua pas fundosjes së luftanijes ruse Moskva, për të cilën Ukraina ka marrë përgjegjësinë.

Një burim tha: “Putini ishte kundër nënshkrimit të ndonjë gjëje… pas Moskës ai nuk duket si fitues, sepse ishte poshtëruese.”

Related Posts

Leave a comment