Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Britania vijon të ndihmojë Ukrainën, i dërgon ‘bishat’ e blinduara

-800-0-6266bfdd9162d

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka njoftuar ditën e sotme në Parlament se Mbretëria e Bashkuar do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël automjetesh të blinduara të pajisura me lëshues për raketa anti-ajrore për të ndihmuar vendin në kundër forcave ruse.

Ai i tha gjithashtu Parlamentit se rreth 15,000 personel rus janë vrarë që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.

“Krahas numrit të të vdekurve janë edhe humbjet e pajisjeve dhe në total sipas disa burimeve thuhet se deri më sot janë shkatërruar ose kapur mbi 2000 automjete të blinduara”, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace.

Sipas Ëallace bëhet fjalë për të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar tashmë miliona paund ndihmë në vend, duke përfshirë raketa Starstreak dhe automjete të blinduara.

Related Posts

Leave a comment