Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Jemi të lehtësuar nga rezultati i djeshëm në Francë

auto_rama-81650881320

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në natën e parë të nismës së qeverisë për javët ndërkombëtare të Kulturës që startoi me Francën.

Rama deklaroi se kjo është një koiçidencë e bukur duke iu referuar rezultatit të djeshëm zgjedhor në presidencialet e Francës që rikonfirmuan Emmanuel Macron në krye të shtetit.

Ai tha se Shqipëria është e lehtësuar nga ky rezultat duke pasur parasysh qasjen e Macron ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Programi do të ndalet për dy muaj në fund të qershorit dhe do të rifillojë në shtator për t’u shtrirë më tutje me disa vende të tjera. Sonte është fillimi i një aventure të re kulturore dhe një hapësire të re kulture, njohje dhe afrimi dhe një numri gjithnjë e më të madh urash ndërveprimi.

Sot dua t’i falënderoj të gjithë atyre që janë të pranishëm, ambasadorët e vendeve të përfshira në program dhe dua t’i nxis të tjerët të përfshihen pa humbur koha. Franca është shteti që e hap këtë dhe është një koiçidencë e bukur me rikonfirmimin e Emmanuel Macron.

Macron është jo vetëm presidenti i Francës por edhe një prej shtyllave mbajtëse të të gjithë arkitekturës së BE. Jemi të lehtësuar dhe të gëzuar nga rezultati i djeshëm në Francë që është garanci për perspektivën tonë europiane”, tha Rama.

Ai theksoi se duke qenë se Franca është e para në këtë renditje, vitin tjetër ambasadorja e këtij vendi do të jetë më e sfiduar për të bërë më shumë përpjekje.

“Nga ana tjetër është e padyshimtë se duke qenë se Franca është e para në këtë radhë vitin tjetër Franca do bëjë më shumë përpjekje sidomos ambasada këtu që ne të kemi një program më të ngjeshur. Ambasadorja duke parë se çfarë do bëjnë Italia dhe Greqia apo vendet e tjera do ndihet e sfiduar të jetë më e përfshirë në punët e programit’, deklaroi Rama.

Related Posts

Leave a comment