Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SALI BERISHA, KANCER MALINJ I DEMOKRACISË

Berisha kancer i demokracise

“A është normale që ish-kryeministri Sali Berisha të rikthehet sërish në krye të asaj partie, në një kohë që pas pak javësh, më 19 maj ai është shpallur “Non grata” familjarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit?”

Është kjo pyetja që  “Dita” i ka adresuar aktivistit të shquar shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari, për zhvillimet aktuale në Partinë Demokratike në prag të Kongresit të 30 prillit të cilës ai i është përgjigjur, si më poshtë;

“Nuk e kam 100% të qartë se çfarë po ndodh brenda PD-së, përveç faktit që Berisha po përpiqet të marrë kontrollin e plotë dhe ka një tufë delesh injorante që e ndjekin këtë ujk kudo që shkon. Mendoj se mendimi im për Berishën është bërë shumë i qartë:

Për të mirën e Shqipërisë ai duhet të zvarritet përsëri nën shkëmbin nga ka ardhur dhe të mos dalë më kurrë! Jo në PD dhe jo në Shqipëri sepse Berisha është një kancer malinj i demokracisë.

Një pjesë e problemit është se shumë shqiptarë janë ende shumë naivë, por kjo nuk është për t’u habitur kur merret parasysh se ata jetuan për pesë dekada duke besuar se Enver Hoxha ishte Zot. Më pas, pasi u zgjuan përfundimisht me realitetin se Enveri ishte djalli i maskuar, ata u joshën në firmat piramidale nga Sali Berisha për t’u mashtruar edhe një herë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Berisha më pas mashtroi shqiptarët që të besonin se do të luftonte korrupsionin dhe për të përjetësuar këtë iluzion tani po përpiqet t’i hipnotizojë shqiptarët që të besojnë se 21 janari, Gërdeci, ARMO, Albpetrol dhe AEY nuk kanë ndodhur kurrë.

Pra, Berisha, ashtu si mentori i tij Enver Hoxha, është një mjeshtër i iluzionit që tani po përpiqet të krijojë mirazhin se është viktima e varfër, e pafajshme e sanksioneve të vendosura nga Antony Blinken dhe George Soros. Ata që janë përkrahësit më të mëdhenj të kësaj teorie konspirative, nuk kanë asgjë për ta vërtetuar këtë pretendim, përveç nënkuptimeve, spekulimeve dhe pretendimeve të pabazuara që gjenden në një libër të dobët për Sorosin, të krijuar nga ajri.

Dhe besoj se personi që ndihmoi në fabrikimin e kësaj historie është i njëjti person që u përpoq të krijonte iluzionin se ishte e persekutuar në komunizëm, kur në realitet ajo është fëmija i një komunisti me një biografi të shkëlqyer”./ http://www.gazetadita.al/geri-kokalari-problemi-me-kancerin-berisha-ka-ende-shume-shqiptare-naive-saliu-duhet-te-shkoje-andej-nga-ka-ardhur/

Related Posts

Leave a comment