Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Temperaturat deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

-640-0-6267834b3614b

Sipas MeteoAlb: Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë prezente në vendin tonë, duke sjellë deri në orët e mesditës dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përkohësisht kalime vranësirash në për të gjithë Shqipërin, të cilat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po_ashtu me vranësira të dendura por me reshje dëbore paraqiten Skandinavia dhe Europa Lindore.

Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Kosovën do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites dominim të kthjellimeve. Ndërsa në orët vijese pritet të ketë kalime të lehta vranësirash në pjesën më të madhe të vendit, KU më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë vendin, POR vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Related Posts

Leave a comment